Do pastronin 18.4 mln euro të 'Cosa Notras'-s, Shtyhet sërish seanca paraprake për biznesmenin Rezart Taçi

Do pastronin 18.4 mln euro të 'Cosa Notras'-s, Shtyhet sërish seanca paraprake për biznesmenin Rezart Taçi

Rezart Taçi

Tirane- Shtyhet sërish seanca paraprake për biznesmenin Rezart Taçi në Gjykatën e Posaçme, të akuzuar nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.4 mln euro të mafias italiane.

Shkak për shtyrjen për herë të tretë u bë mungesa e avokates Ilenja Mëhilli e cila njoftoi gjykatën se është me probleme shëndetësore.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për tu arrestuar në zbatim të një mase sigurie "arrest në burg" dhënë në mungesë ndaj tij.

Më herët avokatja e Taçit bëri kërkesë për paraqitjen me shkrim të parashtrimeve dhe kërkesave për papërdorshmëri dhe pavlefshmëri të provave.

Mëhilli kërkoi pushimin e çështjes duke u bazuar edhe në kërkesën e prokurorit që ka veçuar çështjen për italianët dhe i ka dërguar në Itali.

Mbrojtja pretendon për standart të dyfishtë për Rezart Taçin, pasi nuk mund të procedohen dy herë për të njëjtin fakt penal.

Përkatësisht procesi është veçuar për shtetasit Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli për të cilët po vijon procesi në Itali gjithashtu sipas avokatëve edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi po gjykohet atje. Në këtë proces Taçi akuzohet për "pastrim parash" dhe "grup të strukturuar kriminal".

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion