-
Akuzohet se pastroi 18.3 mln euro të Cosa Notras, vijon gjyqi për Rezart Taçin! Dëshmon drejtori i bankës: Ja si i pikasëm italianët
Në gjyqin për biznesmenin Rezart Taçi në GJKKO, ka dhënë deklarime Moris Vidhi, drejtori i bankës së nivelit të dytë në të cilën është depozituar shuma prej 18.3 milion eurosh, e sekuestruar tashmë. Vidhi ka sqaruar se si u arrit depozitimi i parave, njohjen me Taçin dhe personat e tjerë nën hetim, dhe mënyrën se ai u arrit të bllokoheshin paratë.
31 Tetor 2024, 13:18 -
Akuzohet se pastroi 18.3 mln euro të 'Cosa Notra', 4 dëshmitarë rrëfejnë në GJKKO njohjet me Rezart Taçin! Çfarë thanë për Petruzella dhe Zummo
Gjykata e Posaçme ka pyetur 4 dëshmitarët e parë në procesin ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet për pastrim parash në shumën prej 18.3 milionë eurosh, të dyshuara si të ardhura të organizatës mafioze italiane, Cosa Nostra. Zbardhen dëshmitë e noterit Ermal Hamzaj, ish-punonjëses Denisa Dobi, juristit Emiljano Gjika dhe biznesmenit Elton Balliu, pronar i "Ebc". Çfarë dinin ata për të dyshuarit dhe transaksionin
14 Tetor 2024, 15:28 -
Prokuroria çon në gjyq Rezart Taçin, zbardh skemën e mashtrimit me TVSH me fatura fiktive, për 5 muaj fitoi mbi 500 mijë euro në 2013
Megjithëse prej disa vitesh nuk jeton në Shqipëri biznesmeni i naftës Rezart Taçi duket se nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë shqiptare. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet e ka dërguar për gjykim Taçin te cilin e akuzon për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH-në.
11 Korrik 2024, 13:18 -
Rezart Taçi kërkon që çështja e tij për pastrim parash të transferohet në Itali
Nëpërmjet avokates së tij, Ilenja Mëhilli, ish-biznesmeni kontrovers i naftës, Rezart Taçi kërkoi që çështja penale ndaj tij për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal të transferohet në Itali, duke argumentuar se është rezident atje dhe është dënuar për të njëjtat vepra penale – kërkesë që solli shtyrjen e radhës së seancës.
24 Qershor 2024, 22:49 -
Do pastronte 18.4 mln € të 'Cosa Notras'-s, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Rezart Taçin! Biznesmeni në arrati
Dosja ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i akuzuar për pastrim parash ka kaluar për gjykim këtë të martë. Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit të hidrokarbureve do të kryhet në mungesë pasi Taçi është në arrati. Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal me të cilin do të pastronte 18.4 milionë euro të mafias italiane.
13 Shkurt 2024, 14:21 -
Nga izolimi Berisha përdor 'bamirësinë' e të shoqes, Mero Baze: Ose Rezarti ka gënjyer Lirinë, ose ajo nuk i ka treguar lekët burrit
Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se e shoqja e tij, Liri Berisha, ka punuar për 14 vjet vullnetare, duke ndihmuar fëmijët autikë
30 Janar 2024, 22:54 -
Do pastronin 18.4 mln euro të 'Cosa Notras'-s, Shtyhet sërish seanca paraprake për biznesmenin Rezart Taçi
Shtyhet sërish seanca paraprake për biznesmenin Rezart Taçi në Gjykatën e Posaçme, të akuzuar nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane.
30 Janar 2024, 12:32 -
Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të Cosa Nostras, GJKKO shtyn sërish seancën për Rezart Taçin
Me kërkesë të avokates mbrojtëse, GJKKO ka shtyrë për më datë 30 seancën për Rezart Taçin, biznesmeni i akuzuar nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane.
18 Janar 2024, 11:22 -
Do pastronin 18.3 mln euro të 'Cosa Notras'-s, SPAK çon në gjyq sipërmarrësin italian dhe 2 të tjerë, bashkëpunuan me Rezart Taçin! Do përfitonin 3 mln euro
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen ndaj tre shtetasve italianë, sipërmarrësit 91 vjeçar palermitan Francesco Zummo, ekonomistit Fabio Petruzella dhe Daniele Cestagalli, broker financiar të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo kishin organizuar një skeme komplekse financiare për pastrimin e 18.3 milionë eurove të ardhura të mafias siciliane Cosa Nostra.
12 Janar 2024, 10:16 -
Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të Cosa Nostras, shtyhet seanca për Rezart Taçin! Avokatja kërkon pushimin e çështjes: Po gjykohet në Itali
Gjykata e Posaçme shtyu sërish për datën 18 janar seancën gjyqësore ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane.
8 Janar 2024, 10:16 -
U pezullua për një vit, rinis në GJKKO gjyqi ndaj Rezart Taçit! Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të mafias italiane
Gjykata e Posaçme shtyu 8 janar seancën gjyqësore ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në përpjekjen për pastrimin e 18.3 mln euro të mafias italiane.
18 Dhjetor 2023, 13:07 -
Do pastronin paratë e mafias ‘Cosa Nostra’, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për kunatin e shoferin e Rezart Taçit! 18.4 mln euro i kalojnë shtetit
Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 21 vite burg për kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit, Bledar Lilon e Artur Ballën, të cilët do të pastronin 18.2 mln euro të mafias Cosa Nostra
2 Tetor 2023, 10:26 -
Do pastronin 18.4 mln euro të Cosa Nostra-s në Shqipëri, GJKKO dënon me 21 vite burg në total kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit! Konfiskohet shuma e parave
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 21 vite burg në total Bledar Lilon dhe Artur Ballën, shoferin dhe kunatin e biznesmenit Rezart Taçi. Lilo u dënua me 10 vite burg ndërsa Balla me 11 vite. Dy të dënuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Ata akuzohen se kishin në plan pastrimin e 18.4 milionë eurove në Shqipëri.
25 Prill 2023, 15:21 -
Do pastronin 18.4 mln euro të 'Cosa Notras'-s në Shqipëri, SPAK përfundon hetimet, dërgohet për gjykim Rezart Taçi, kunati dhe shoferi i tij
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka përfunduar hetimet për Rezart Taçin, i cili do të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane në Shqipëri. SPAK ka dërguar për gjykim Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo.
28 Tetor 2022, 08:58 -
Të gjitha ofertat që pranoi Sali Berisha në këmbim të plaçkitjes së Shqipërisë! Mori 10 milionë euro nga Taçi?
Ofertën e rusëve për të devijuar dhe kushtëzuar TAP-in me futjen e Iranit si përfitues, nuk e paskërka pranuar. (Besohet se përfaqësues të CIA-s i thanë në zyrë se do varej si Sadami nëse hynte në një lojë të tillë.)
19 Mars 2022, 08:34 -
Akuzohen për pastrim parash, kunati dhe shoferi i Rezart Taçit lihen në burg! Gjykata refuzon t’i lirojë, ish-bosi i naftës ende në arrati
Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
26 Janar 2022, 15:48 -
Gjykata e Palermos vendos, bashkëpunëtori i Taçit, Fabio Petruzzella mbetet prapa hekurave, por bie akuza për mafia! Tentuan të pastronin 18.4 mln euro nga Shqipëria
Kontabilisti nga Palermo, Fabio Petruzzella, i arrestuar për 'pastrim parash' në çështjen ku është i përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, do të mbetet në burg. Ky është vendimi i gjykatës që pranoi kërkesën e prokurorisë së Palermos. Petruzella u ndalua më 12 nëntor dhe fillimisht ishte në 'arrest shtëpie'.
5 Dhjetor 2021, 13:09 -
Kronikë
Pastruan paratë e mafies, kunati e shoferi i biznesmenit Rezart Taçi lihen në burg! Apeli refuzon lirimin e të dyshuarve, bosi i naftës ende në arrati
Apeli i Gjykatës së Posaçme refuzon lirimin e kunatit dhe shoferit të biznesmenit të naftës Rezart Taçi, në kërkim për pastrimin e 18 milionë eurove të Cosa Nostras. Artur Balla dhe Bledar Lilo do të vijojnë të qëndrojnë në burg, për shkak se ende po kryhen hetime për këtë çështje.
2 Dhjetor 2021, 14:47 -
Kronikë
Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', kunati dhe ish-truproja e Rezart Taçit kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO! Bosi i naftës ende në arrati, foto e tij i jepet Interpolit për ta gjetur
Teksa Rezart Taçi vijon të jetë ende në arrati, dy të besuarit e tij kunati Artur Balla dhe ish-truproja Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash, kanë çuar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri. Ndërkohë mësohet se të dhënat për bosin e naftës, gjeneralitetet dhe foto i janë përcejllë Interpol për ta arrestuar dhe dorëzuar atë më pas në SPAK.
25 Nëntor 2021, 12:31