Do prishte ndërtimin pa leje 
goditet kryebashkiaku i Prrenjasit

Do prishte ndërtimin pa leje <br />goditet kryebashkiaku i Prrenjasit
PRRENJAS - Kryetari i bashkisë së Prrenjasit është goditur me sende të forta nga kushëriri i tij pas një konflikti për të prishur një ndërtim pa leje të ngritur nga ky i fundit.

Pasditen e djeshme kreu i bashkisë së Prrenjasit, Bajazit Karriqi i shoqëruar dhe nga inspektoriati ndërtimor kanë shkuar për të prishur katin shtesë që Nevruz Karriqi kishte ngritur pa leje në shtëpinë e tij. Pas një konflikti verbal  Bajazit Karriqi është qëlluar me grushte nga kushëriri i tij. Pas denoncimit në policinë e qarkut Elbasan të kryetarit të bashkisë Përrenjasit policia ka arrestuar 68 vjeçarin Nevruz Karriqi.

Ndërkohë, i kontaktuar me telefon jashtë kamerave nga A 1 Report, Bajzati e mohon incidentin e raportuar nga policia e qarkut të Elbasanit. Ai shpjegon se mes tij dhe autorit ka patur vetëm një debat, pasi i komunikoi prishjen e ndërtesës ilegale. Sipas Karriqit aksioni ka qenë rutinë për prishjen e ndërtimeve pa leje në periferi të Prrenjasit. 

NJOFTIMI I POLICISE SE ELBASANIT
"Nga ana e sherbimeve te Komisaritit Policise Librazhd, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Nevruz Karriqi, vjec 68, banues ne qytetin Prrenjas Librazhd.
Arrestimi I tij u krye pasi, ne Prrenjas gjate nje konflikti per mos legalizimin e nje kati shtese, ka goditur me sende te forta, Kryetarin e Bashkise Prrenjas shtetasin B.K, banues po ne qytetin Prrenjas Librazhd. Materialet lidhur me kete ngjarje iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasna per veprime te metejshme per vepren penale “Goditje per shkak te detyres”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal."

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet