Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë

Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë

Shqiptari i dënuar Avni Meçja dhe viktima

Itali- Gjykata e Apelit të Bolzanos në Itali lë në fuqi me formë të prerë dënimin me 24 vite burg për shqiptarin Avni Meçja, i cili pranoi vrasjen e rëndë të partneres së tij rumune, Alexandra Elena Mocanu.

Marangozi i pandehur u arrestua dhe akuzua se vrau gruan me goditje çekiçi në kokë, mbrëmjen e 22 Tetorit 2022, në banesën e tyre në Viale Trieste.

Prokurorja Donatella Marchesini kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por gjykata konfirmoi dënimin e shkallës së parë me 24 vjet burg, informon media italiane.

Krimi në familje u rrëfye nga vetë Meçja pas prangosjes, teksa pohoi se e ka goditur disa herë në kokë me çekiç. Vrasja ndodhi në apartamentin ku jetonin të dy.

Rrëfimi i shqiptarit bëri që ngjarja të zbardhej shumë shpejt. Sipas hetimeve shkak i vrasjes ishte bërë një debat, i cili denigroi në dhunë fatale.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë