‘Do pushtojmë Izraelin’, rriten tensionet, ministri izraelit për Erdogan: Ai po ndjek gjurmët e Sadam Huseinit

‘Do pushtojmë Izraelin’, rriten tensionet, ministri izraelit për Erdogan: Ai po ndjek gjurmët e Sadam Huseinit

Rexhep Tajip Erdogan dhe Sadam Husein

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në X i është përgjigjur presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili më parë kërcënoi se nëse do të ishte e nevojshme, Turqia do të pushtonte Izraelin.

Katz ka postuar foton e presidentit turk dhe ish-presidentit irakian të Irakut, Sadam Husein, duke thënë se Erdogan po ecën në gjurmët e tij.

“Erdogan po ndjek hapat e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin. Vetëm le të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi” shkruan Katz.

Përgjigja për ministrin e Jashtëm izraelit ka ardhur nga Ministria e Jashtme turke, e cila sipas TRT Haber shkruan: “Ashtu siç erdhi fundi i Hitlerit gjenocidal, ashtu do të përfundojë edhe Netanyahut gjenocidal”.

Erdogan, kërcënoi ashpër Izraelin, në një takim të partisë së tij dhe madje nuk hezitoi të fliste për ndërhyrje të drejtpërdrejtë siç u bë në rastin e Libisë.

“Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t’i bëjë këto gjëra në Palestinë. Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe në Libi, do të bëjmë të njëjtën gjë me ta. Asgjë nuk na pengon ta bëjmë këtë. Thjesht duhet të jemi mjaft të fortë për të ndërmarrë këto hapa”, ka thënë Erdogan.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë