Do shisnin 30 kg eksploziv në
Tiranë, arrestohen dy kuksianët

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Komisariati i Policisë nr.3 pas një pune një mujore të hetimit ka finalizuar operacionit “Danger” ku nga ana e shërbimeve të policisë kriminale në Kamëz u kapën në flagrancë dy persona.
 
Mësohet se të arrestuarit janë Sokol Sinani, 31 vjeç dhe Imerli Metaj, 37 vjeç, të dy banues në Kukës.
 
eksploziv
Burime nga policia bëjnë me dije se atyre iu është gjendur një sasi prej 126 copë eksploziv plastik (xhelatin) me peshë të përgjithshme 30 kg dhe 45 kapsolla plasëse që shërbenin për plasjen e kësaj lënde.
 
Kapja e tyre është realizuar në momentin kur ata po realizonin dorëzimin e lëndës plasëse.
 
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu edhe dy aparate telefonik celular dhe një shumë e konsiderueshme të hollash.
 
Po punohet për kapjen e personit të tretë të implikuar në këtë veprimtari kriminale për të cilin është bërë dhe shpallja në kërkim e tij.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin, që të fitojë kohë

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin, që të fitojë kohë