'Do shqyrtojmë vendimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Grenell sulmon Kurtin: Je anti-amerikan

'Do shqyrtojmë vendimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Grenell sulmon Kurtin: Je anti-amerikan

Ish-i dërguari special i presidentit Trump për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka cilësuar Albin Kurtin si "majtist ati-amerikan", pas deklaratave të tij se 'do e shqyrtojmë vendimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem'.

Me një postimin në Twitter, Grenell shprehet se Kurti është kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, shkruan Grenell.

Më 4 shtator në Washington u nënshkrua marrëveshja ekonomike Kosovës -Serbi, me ndërmjetësimin  Trump, ku një ndër pikat e marrëveshjes është hapja e Kosovës në Jeruzalem dhe zhvendosjen ambasadës së Serbisë Nga Tel Aviv në Jeruzalem.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/03/2021 03:27

    Kjo pune u ngaterua qe ne fillim,BE ishte kunder ambasadave ne Jeruzalem,sepse keshtu i njihej e drejta mbi te, Izraelit ne te njejten kohe kur dhe Palestina pretendon te drejten e saj mbi nje pjese te tij,por ndryshe nga Izraeli,Palestina akoma nuk eshte shtet i pavarur.Nga ana tjeter U.S.A gjithmone ka perkrahur Izraelin,me perjashtim te adm.Obama,para te cileve,izraelitet me synimet e tyre per zgjerimin e kolonive dhe trajtimin e palestinezeve,humben le te themi carmin e tyre,pastaj dhe disa probleme me ligjin qe pati Netanjahu dhe sjellja e tij ne ate kohe ndaj amerikaneve,si Albini sot,ishin nje minus i madh.Pastaj erdhi adm.Trump qe ndryshoi qendrim, per 100 arsye te tjera dhe detyroi disa vende te transferonin ambasadat ne Jeruzalem.Adm.Biden,ka edhe ajo qendrimet e saj per L.Mesme.Tani ne valle hyn Turqia qe po synon te marre rolin e <<kalifatit>> ne rajon,ne rivalitet me Sauditet,Egjiptin,Iranin, etj.Turqia po perpiqet te rivitalizoje dhe pozicionet e saj ne Ballkan,duke perfituar nga lider te dobet,ose admirues te saj.Tani per Albinin,mund te themi qe eshte <<qeveri me vete>>,nje amator, qe do qe te duket si politikan i lindur,pasojat dhe sjelljet e tij prej partizani te sapo zbritur nga malet, do te duken me vone.Por do doja qe qeveria kosovare te ishte me e pavarur ne vendimet e saj dhe te mendohej mire para cdo levizje.Te luash ne politike,eshte njelloj si te luash shah!

    Përgjigju
  • Shqipe: 02/03/2021 19:09

    Vendimi per vendosjen e ambasades se Kosoves ne Jeruzalem nuk ishte i kesaj qeverie , keshtuqe ne menyre diplomatike kjo qeveri (ajo qe pritet ta drejtoje Kurti) nuk kishte pse te merrej me vendimmarjen e qeverise se meparshme,por ta konsideronte pune te kryer dhe ta anashkalonte , e me kete rast ti tregonte TURQISE qe nuk mund te diktoje politiken e jashtme te nje vendi sovran , te pakten jo permes forces sepse tek e fundit TURQIA nuk eshte me e forte se USA dhe nuk i ka dhene me shume ceshtjes SHQIPTARE se SA USA, ne keto rethana Kosova ne politiken e jashtme duhet te vendose prioritete strategjike, eshte shtet kaq i vogel dhe i dobet politikisht sa qe duket vertet idiotesi qe te dale kunder politikes zyrtare amerikane qe kur vjen puna ndaj faktorit shqiptar ne ballkan mbetet konstante pavaresisht administratave qe qeverisin ne Amerike, e turpshme mbetet pastaj fakti qe etiketohesh si antiamerikan dhe nuk ke asnje prove per te vertetuar te kunderten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier