TIRANË- Gjyqtarja e Apelit të Posacëm, Ilirjana Olldashi, u tëhoq nga shqyrtimi i ankimimit të Ajola Xoxës, kundër kontrolleve dhe sekuestrimeve me vendim të GJKKO-së në banesën dhe bizneset e saj gjatë muajit dhjetor.
Sipas një njoftimi zyrtar të gjykatës, Olldashi ka paraqitur raport mjekësor, kështu që kërkesën e paraqitur më 12 shkurt të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do ta marrë për gjykim, gjyqtari Engert Pëllumbi.
'Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve Ajola Xoxa, Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi për gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi', thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
![]()
Kërkesa u shqyrtua rreth orës 15.00 dhe gjyqtari Pëllumbi vendosi rrëzimin e saj. Pëllumbi, njihet si gjyqtari që dënoi në Apel, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij", njofton Apeli i GJKKO.
Ndërkohë, për gjyqtaren Ilirjana Olldashi, nga PD pati aludime se është joshur dhe kërcënuar nga Erion Veliaj, siç tha Belind Këlliçi, pretenime që u përgënjeshtruan nga Gjykata e Posaçme, se ndaj Olldashit nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për çështjen Veliaj. Ilirjana Olldashi është gjyqtarja e hetimeve paraprake në Apelin e Posaçëm sa i takon dosjes së Veliaj, çka do të thotë se e njëjta do të shqyrtojë edhe kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg nga Erion Veliaj.
Këtë të mërkurë në SPAK u paraqit në zbatim të masës, biznesmeni Gentian Sula. Biznesmeni tjetër në dosjen Veliaj, Sokol Kryezi, njoftoi SPAK se do të praqitet në vijim, pasi në kohën kur u rivlerësua masa detyrim paraqitje ndaj tij, ndodhej jashtë vendit. Po sot në SPAK u paraqit edhe nëna e Ajola Xoxës, Vlabona Xoxa, e cila në 20 minuta, mësohet se u pyet si person në dijeni për momentet në të cilat përmendet emri i saj në dosjen e SPAK.
S.B/SI.E./Shqiptarja.comKomente


Ky zotnia qē dēnoi Sajmir Tahirin ēshtē zari i Salheut e ky nuk jep drejtēsi se do mari shukun e lekve tē vjedhura nga krimineli hajdut Sali Bajga
PërgjigjuKy zotëria qe denoi SAJEN,Nukk e ndryshon masen
Përgjigju