"Do t'i besoja dhe jetën shqiptarit" 2 
 bashkëvuajtësit takim pas 4 vitesh

 bashkëvuajtësit takim pas 4 vitesh">
Hera e fundit që Michael Trost kishte parë Aleksandër Pecin, të dy burrat ishin të shtrirë për toke në një nga rrugët e një fshati të vogël në Afganistan, duke pyetur veten e tyre mes një breshërie armësh nëse ishte ky një përfundim i dhunshëm i jetës së tyre në tokë.

Ribashkimi i tyre të hënën në aeroportin “McGhee Tyson” ishte një ngjarje e lumtur, pasi Trost për herë të parë takoi ish-shokun e luftës, Pecin, të cilin s’e kishte parë që nga dita e tmerrshme e shkurtit të 2012, shkruan “The Daily Times”.

“Herën e fundit që e kam parë atë, ishim në fushëbetejë”, ka thënë Trost, duke shtuar: “Ne e pamë njëri-tjetrin, dhe nuk e dinim nëse do t’ia dilnim”. Ai e quan një mrekulli ritakimin me të, duke thënë se krijohet një lidhje e veçantë nga raste të tilla.

“Duke e parë atë tani… është si një mrekulli. Kjo është një lidhje që krijohet tek ushtarët kur ata janë në një situatë të tillë së bashku. Mbështeteni te njëri-tjetri, edhe nëse nuk flisni të njëjtën gjuhë”, shton Trost.

Trost, nga ana e tij ka thënë se do ta ndihmojë në çdo mënyrë që mundet Pecin, pasi e konsideron më tepër se vëlla, të cilit do t’i besonte edhe jetën.

“Ai është dikush që e konsideroj më tepër se vëlla. Do t’i besoja edhe jetën”, është shprehur Trost.

Aleksandër Peci dhe Michael Trost u plagosen në një sulm të armatosur në Afganistan më 20 shkurt 2012, ngjarje në të cilën humbi jetën kapiten Feti Vogli.
aleksander peci
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi