Do të jepni dorëheqjen nga vendi i
punës? Mos i bëni këto 10 gabime

Do të jepni dorëheqjen nga vendi i<br />punës? Mos i bëni këto 10 gabime
Asnjëherë nuk është e thjeshtë të ikësh nga një vend pune pavarsishtë nëse ke kaluar mirë ose keq.

Do të jepni dorëheqjen se keni gjetur një vend më të mirë, nuk ju pëlqen rroga ose ambienti.

Ka shumë arsye pse mund të ikni nga një punë, po mënyra e ikjes duhet të bëhet me stil që të lësh përshtypjet më të mira.
 
Këto 10 gjëra nuk duhet ti bëni që të lini përshtypjet më të mira:
 
1. kurrë mos flisni për punën e re deri kur të keni lidhur kontratën. Shefi juaj aktual mund t'ju pushoj më përpara.
 
2. Asnjëherë mos shpikni një ofertë pune me pagë më të lartë dhe kushte më të mira, si mjet presioni për të rritur pagën tek puna ku jeni.
Keni dy mundësi nëse shefi e kupton ose ju uron rrugë të mbarë dhe kështu mbeteni thatë, ose do ta kuptojë me kalimin e kohës, pasi biznesmenët e njohin njeri-tjetrin, dhe kështu i keni prerë biletën vetes tuaj.
 
3. Nëse keni vendosur të ikni, mos ja thoni kolegëve përpara se t’ia thoni shefit tuaj. Ai mund ta konsiderojë shenjë mospërfillje dhe do mundohet t’iu nxijë jetën duke mos ju dhënë letrën për sjellje të mirë ose t’iu nxjerrë pengesa në dorëzimin e detyrës.
 
4. Pasi keni dhënë dorëheqjen, mos flisni keq për shefin tuaj. Bota e biznesmenëve është më shumë e vogël dhe një armik i fuqishëm nuk është kurrë i mirë.
 
5. Nëse keni gjetur një punë tjetër dhe ju duhen bashkëpunëtorë, mos merrni kolegët me vete. Nuk i dihet kurrë sesi do të shkojë e ardhmja. Mund të dështoni, por të paktën dëmtoni vetëm veten tuaj.
 
6. Mos i shkelni kurrë rregullat e punës. Respektoni rregulloren deri ditën e fundit të punës, madje mos përplasni as derën. Mund t’iu vijë fatura e xhamit të thyer.
 
7. Përshtypja e parë është po aq e rëndësishme sa ajo e fundit. Prandaj paralajmëroni me kohë shefat tuaj. Kështu përshembull, nëse ndodheni në mes të një pune ose projekti që kërkon tre javë kohë të realizohet, mos paralajmëroni kurrë tre javë përpara.
 
8. Përpiquni ti rekomandoni shefit një pasardhës të vlefshëm. Vështirë se do ta marrë parasysh, por ju tregoni sensin e bashkëpunimit. Gjithsesi nëse pasardhësi juaj iu bën pyetje, përgjigjuni në mënyrë sa më komplete që ti kurseni vetes telefonata të gjata pasi keni ikur.
 
9. Mos harroni asnjëherë të dhëna personale në kompjuterin e punës për dy arsye: sepse shefit nuk i pëlqen që koha e punës nuk është shpenzuar për atë që iu ka paguar dhe sepse nuk do lejojë kurrë që ti merrni.
 
10. Kur të ndaheni me personelin, thoni fjalët më të mira dhe mos kritikoni asnjërin prej tyre. Mund të ndodhë që një ditë ndonjëri prej tyre të vijë shef në punën e re që do të kesh.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot