Një person është arrestuar në qytetin e Korçës pasi posedonte armë zjarri dhe municion luftarak pa leje, të cilat kishte synim t'i trafikonte në shtetin Grek.
Armando Begolli, 24 vjeç, banues në fshatin Menkulas Devoll, u arrestua pas një hetimi dy mujor nga ana e policisë.
Begollit iu gjet dhe sekustrua në cilësinë e provës materiale, një armë tip “Kallashnikov” model 56, si edhe 30 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale:“Trafikimi i armëve dhe i municionit”,“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com