Izraeli po planifikon “një pushtim masiv tokësor” të jugut të Libanit, me qëllimin për “të marrë kontrollin” e zonës që shtrihet në veri deri tek lumi Litani dhe për “të shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut”, raporton Axios, duke cituar disa zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.

Ndërhyrja e planifikuar nga Izraeli mund të përbëjë “pushtimin tokësor më të madh” të këtij vendi në territorin libanez që nga viti 2006, shkruan media.

“Do të bëjmë atë që bëmë në Gaza”, deklaroi një zyrtar i lartë izraelit duke iu referuar shembjes së ndërtesave që, sipas Izraelit, Hezbollahu i përdor për të magazinuar armë dhe për të nisur sulme.

Të paktën katër persona mbetën të vrarë në një sulm ajror izraelit në Taamir Haret Saida, në jug të Libanit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ Hezbollahu sulmon ambasadën amerikane në Bagdad, Trump: Kemi goditur ishullin Kharg, lironi Hormuzin ose do të sulmojmë rafineritë e naftës