'Do të demaskoj në publik, je thjesht një budallaqe', dyshoi se burri e tradhëtonte, gruaja në Tiranë i vendos çip në makinë, zbuloi atë që nuk e priste

'Do të demaskoj në publik, je thjesht një budallaqe', dyshoi se burri e tradhëtonte, gruaja në Tiranë i vendos çip në makinë, zbuloi atë që nuk e priste

Foto ilustruese

Disa gra i gjurmojnë partnerët derisa i kapin me të dashurat e fshehta. Disa të tjera në gjendje më të mirë ekonomike pajtojnë detektivë që paguhen me orë, nga 100 euro ora deri tek 500 euro dita në rast se provat mblidhen brenda një kohë të shkurtër. Disa nuk dyshojnë asnjëherë te partnerët.

Por disa zhveshin mëngët dhe i qartësojnë dyshimet me këmbëngulje dhe pa rënë në sy, ashtu sikundër nga ana tjetër shpreson se nuk po zbulohet as partneri. Një ndër to është D. L, një grua që në heshtje mblodhi prova për lidhjen jashtë martesore duke përgjuar të shoqin dhe të dashurën e fshehtë. Më pas, ajo ia nisi materialet fotografike dhe filmike vajzës së re me inicialet A. A, që e alarmuar vrapoi në komisariatin numër dy duke kërkuar mbrojtje nga gruaja e të dashurit sekret.

Por për shkak se vajza i kishte fshirë fotografitë që i nisi gruaja, ajo nuk dorëzoi asnjë provë që mund të konsiderohej si kërcënim nga policia që pavarësisht alarmit të të resë, mblodhi dëshmitë e të dyjave. Në këtë rast burri mësohet se nuk është pyetur ende.

Në materialet e vendosura në dispozicion nga policia qendrore e Tiranës bëhet me dije se e dashura sekrete denoncoi gruan, ndërsa kjo e fundit e qetë tha përpara oficerit të policisë S. M; “e zbulova lidhjen gjatë 2017 dhe derisa grumbullova prova nuk bëra asnjë reagim. Vajza e dinte që ishte lidhur me një burrë të martuar dhe u përpoq që të fshinte gjurmët duke u kujdesur që edhe takimet e tyre të mos zbuloheshin”.

Denoncimi i të dashurës

Në atë kohë 22 vjeç, e reja e takoi çiftin në biznesin që ata kanë në Tiranë. Ndonëse e informuar që ai ishte i martuar, ajo u lidh me pronarin, duke krijuar një histori disavjeçare, derisa të dy morën masa që askush mos ta kuptonte lidhjen dhe vajza u largua në një punë tjetër.

“Gruaja e tij e zbuloi historinë përmes arkivës së telefonit, kishte kthyer në një servis fotografitë e fshira tonat gjatë udhëtimeve që kryenim. Më vendosi një çip në makinë, më pas punësoi një detektiv privat që më kishte bërë fotografi. Më pas e shita makinën pasi ndihesha e kërcënuar dhe e vëzhguar në çdo lëvizje që kryeja, ne kujdeseshim që lidhja të ishte e fshehtë dhe vetëm jona. Për këtë merrnim masa për çdo takim dhe udhëtim që askush nga familja ime dhe as nga e tija të mos kuptonin gjë. Por unë fillova të ndihesha e vëzhguar për çdo lëvizje që bëja, si për hall edhe për punë apo dhe kur udhëtoja për qejf. Një sy i tretë më dukej sikur më ishte qepur në kurriz”, dëshmon para oficerit e reja që mbajti pa rënë në sy një histori të gjatë.

Pikërisht, fotografitë që gruaja i nxori nga aparati që i shoqi e kishte pastruar dhe ia fali asaj u kthyen në provat më kërcënuese.

“U ndesha me këtë shtetase në rrugë. Më ofendoi, gjendesha me një shoqe dhe më paralajmëroi – do të demaskoj në publik, je thjesht një k. budallaqe”

Burimet e policisë tregojnë se e reja aktualisht e punësuar në një institucion shtetëror i ka kërkuar ndihmë policisë që ta frenojë gruan e inatosur, mbasi sipas saj i ka dhënë fund marrëdhënies nga frika.

Por suprizues është rrëfimi i gruas në polici, e cila mohon veprimet hetimore private.

“Nuk i kam vënë çip në makinë, as asaj as burrit. Por nga frika ajo është kthyer në paranojake. Le ta gjejë çipin e ta sjellë tek ju. Ajo ndihet e panikosur sepse e di gabimin që ka bërë. Nuk i kam vënë as detektiv pas, sepse nuk kam arsye pse të harxhoja para. Fotografitë i zbulova në aparatin e telefonit të burrit im dhe nuk ishte e vështirë të zbuloja historinë më pas”, mësohet të ketë thënë bashkëshortja, sipas burimit policor.

Duke u shfaqur bashkëpunuese me policinë, gruaja ka vënë në dispozicion jo vetëm numrin e saj, por edhe të të shoqit. “Ky është numri i burrit, meqenëse më keni thirrur mund të shikoni nëse kam komunikuar unë apo jo me këtë vajzë, dhe nëse vijon apo jo burri im të flasë me të”.

Njohja

E reja kishte filluar punë për shkak të një miqësie familjare me çiftin në kompaninë e tyre. Më pas historia që u zbulua nga gruaja është mohuar nga i shoqi që mbas rënies në gjurmë ka filluar të tregojë kujdes dhe të kryejë çdo lëvizje, duke bashkëpunuar me të dashurën sekrete. Si fillim ai e ka larguar të dashurën nga puna duke e punësuar në një institucion shtetëror, me shpresën që gruaja do qetësohej. Indiferent ai madje ka inskenuar zënkën duke pretenduar se punonjësja ishte e paaftë dhe se nuk u duhej më. Por nga çfarë tregon rrëfimi i gruas, lidhja jashtë martesore vijoi edhe tre vjet mbasi vajza u largua, derisa asaj i ka sosur durimi dhe ka vendosur të përballet me të renë./ GazetaSi

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)