'Do të drejtohet nga palestinezët', zbardhet plani i Izraelit për të ardhmen e Gazës. Çfarë roli do të ketë Egjipti?

'Do të drejtohet nga palestinezët', zbardhet plani i Izraelit për të ardhmen e Gazës. Çfarë roli do të ketë Egjipti?

Një grua mban zi për vdekjen e burrit të saj në Khan Younis, Gaza, të enjten

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka paraqitur propozimet për qeverisjen e ardhshme të Gazës pasi të përfundojë lufta midis Izraelit dhe Hamasit. Ai tha se do të kishte një sundim të kufizuar palestinez në territor. Ai tha se Hamasi nuk do të kontrollojë më Gazën dhe Izraeli do të mbajë kontrollin e përgjithshëm të sigurisë.

Luftimet në Gaza vazhduan pavarësisht planit të Izraelit, me dhjetëra njerëz të vrarë në 24 orët e fundit, tha ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do të kthehet në rajon këtë javë.

Ai pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe udhëheqës izraelitë. Vizita e tij vjen mes tensioneve të shtuara në rajon pas vrasjes së liderit të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri të martën në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Vrasja e tij i është faturuar Izraelit, ndërkohë ky i fundit nuk ka pohuar asgjë, raporton BBC.

Sipas planit tashmë “katër kënd” të Galant, Izraeli do të mbante kontrollin e përgjithshëm të sigurisë së Gazës. Një forcë shumëkombëshe do të merrte përgjegjësinë për rindërtimin e territorit pas shkatërrimit të gjerë të shkaktuar nga bombardimet izraelite. Egjipti fqinj do të kishte gjithashtu një rol të papërcaktuar për të luajtur sipas planit. Por dokumenti shton se palestinezët do të jenë përgjegjës për drejtimin e territorit.

“Banorët e Gazës janë palestinezë, prandaj organet palestineze do të jenë përgjegjëse, me kusht që të mos ketë veprime armiqësore ose kërcënime kundër shtetit të Izraelit”, tha Gallant. 

Biseda për “të nesërmen” në Gaza ka çuar në mosmarrëveshje të thella në Izrael. Disa anëtarë të ekstremit të djathtë të qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kanë thënë se qytetarët palestinezë duhet të inkurajohen të largohen nga Gaza, me rivendosjen e vendbanimeve hebraike në territor, propozime që janë refuzuar si “ekstremiste” dhe “të papërshtatshme” nga vendet e tjera në rajon dhe nga disa aleatë të Izraelit. 

Ndonëse propozimet e Galant mund të konsiderohen si më praktike sesa ato të sugjeruara nga disa kolegë të tij të kabinetit, ato ka të ngjarë të refuzohen nga udhëheqësit palestinezë të cilët thonë se vetë banorët e Gazës duhet të lejohen të marrin kontrollin e plotë të drejtimit të territorit sapo të përfundojë kjo luftë shkatërruese. 

Netanyahu nuk ka folur publikisht për këtë plan se si mendon se duhet të qeveriset Gaza. Ai ka sugjeruar se lufta në Gaza mund të zgjasë ende disa muaj, me qëllimin e qartë që të shtypet plotësisht Hamas.

Plani i Gallant përshkruante gjithashtu se si ushtria izraelite synon të vazhdojë në fazën tjetër të luftës në Gaza.

Ai tha se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) do të marrin një qasje më të shënjestruar në veri të Rripit të Gazës, ku operacionet do të përfshijnë bastisje, prishjen e tuneleve dhe sulme ajrore dhe tokësore.

Në jug, ushtria izraelite do të vazhdojë të përpiqet të gjurmojë liderët e Hamasit dhe të shpëtojë pengjet izraelitë, tha ai. Të enjten, IDF tha se kishte goditur zona në veri dhe jug të Gazës, duke përfshirë qytetin e Gazës dhe Khan Younis.

Numri i viktimave në Gaza që nga fillimi i luftës kishte arritur në më shumë se 22,400 deri të enjten, duke përbërë pothuajse 1% të popullsisë 2.3 milionëshe të enklavës, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ofensiva e Izraelit filloi pasi persona të armatosur të Hamasit nisën një sulm të befasishëm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë dhe duke marrë peng rreth 240 njerëz.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë