‘Do të ikim për të mos turpëruar veten tonë!’ 112 gra largohen nga LSI-ja në Berat! Naço dhe Rehovica i përgjigjen presidentit për ‘llumin’: Pastrimi do të vazhdojë dhe në ditët në vijim

112 gra nga strukturat e LSI-së së Beratit janë larguar nga LSI sot për tju bashkuar Partisë Socialiste. Ka qënë kryetarja e Gruas së Rajonit nr.2 të LSI Berat, Entela Vreko ajo që ka folur në emër grave të larguara sot nga LSI.

Vreko ka deklaruar se, ishte një vendim i vështirë por i pashmangshëm për të dhe të gjitha gratë e tjera,që kanë kontriubuar në LSI që nga krijimi i saj.

"Jam e keqardhur që LSI është kthyer në një parti klanore dhe farefisnore. Pakënaqësitë tona kanë filluar që në vitin 2015 me eksperimentin që lidershipi i LSI-së ka bërë kryesisht me bashkinë e Beratit. Modeli që LSI solli në bashkinë e Beratit ishte një model qeverisje i dështuar që në nisje, si pasojë e vendosjes së një kryetari (kushëri) hajdut, imoral, tinzar dhe shpitëzi. Ky ishte modeli i korrupsionit, nepotizmit,ryshfetit dhe pabesisë që vuajtën jo vetëm anëtarët e LSI-së por gjithë qytetarët e Beratit. Tendera korruptivë dhe pa cilësi, punësime nepotike dhe me pagesë si dhe imoralitet pa fund. Sot LSI këtë model na e risjellë si qelibar kandidat për deputet. Si mund të jemi ne më pjesë e kësaj partie dhe të votojmë këto modele që na imponohen nga larte? Si mund t'ja bëjmë ne këtë qytetarëve të Beratit dhe fëmijeve tanë? Ne nuk ja lejojmë më vetes të përdoremi dhe ripërdoremi për interestat e ngushta familjare të askujt. Na ngelet vetëm një gjë për të bërë, të ikim për të mos turpëruar veten tonë"-,ka thënë Entela Vreko.

Gledion Rehovica ka folur menjëherë pas largimit të 112 grave të LSI-Berat. Ai ka deklaruar se po vazhdon pastrimi i LSI-së nga "llumi".

"Ju e patë edhe sot që jemi në kuadrin e vazhdimit të pastrimit të LSI-së nga llumi, pastrim që do të vazhdojë edhe në ditët e javët në vazhdim"-,ka thënë Rehovica.

Sakaq ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço i pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta, se po largohet ‘llumi’ i ish-partisë që ai ka drejtuar, tha se: ‘Nuk kam asnjë koment më shumë, se të them nuk pres asgjë nga ajka e kombit në këtë drejtim, nuk dua të merrem me të kaluarën, por me të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ju keni qenë i pranishëm me takimet që kemi bërë, sot duke respektuar rregullat anti-COVID. Në mënyrë vullnetare 120 gra, të pastra, dhe jo llumi, mbështetën PS-në.

Nasip Naço së bashku me gratë e larguara nga LSI

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 21/02/2021 14:25

    Rrnofte sa dybeku i Nafijes leshelija , leshidhise dhe sharebajgat e neveritura Nora bythderrja, Floida Surratufoja, Erisa hundepinokja

    Përgjigju
    • Renegatet: 21/02/2021 16:41

      Dmth llumi i LeSheLise po i bashkohet llumit te Ripjerdhjes? Leshelija bashkon ekselencen e saj shume vjetore ne grabitje ne sherbim te kauzes se Ripjerdhjes. Cetat e Haxhi Qamilit ne partneritet me ato te Esat-it! Fuzion Hajdutash e Batakcinjsh!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari