Meta kërcënon me 2 mars të dytë: Atëherë iu kurseva! Rama merr llumin e LSI dhe e shet si ajkën e PS! Të ndryshohet buxheti për pandeminë

TIRANË- Nga presidenca aty ku duhet të qëndrojë mbi palët, Ilir Meta sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për keqmenaxhim të pandemisë, mungesë transparencë për vaksinat, bashkëpunim me oligarkët dhe se po merr llumin e LSI, duke i shitur si ajka të PS-së.

Kreu i shtetit, kujtoi 2 marsin dhe tha se mund të thërrasë sërish popullin në manifestim, teksa nuk i kurseu kërcënimet nëse do të preket vota më 25 prill. "As në ëndrrën më te keqe nuk e keni parë atë që mund t'ju ndodh", tha Meta, në kominikimin e tij të përjavshëm me gazetarë.

Lidhur me deklaratën se Presidenti ka shkuar fshehurazi në Vlorë, Meta teksa i etiketoi si "Guru", sfidoi Ramën dhe Gjiknurin, duke iu thënë se mund të shkojnë të gjithë bashkë dhe të takohen në Sheshin e Flamurit. Ai tha se në Vlorë ka shkuar në mes të ditës, pasi e kanë kërkuar vetë banorët e Selenicës, për të diskutuar për rrugën dhe se në takim kanë qenë 200-300 veta. I pyetur nëse i frikësohet një pakti mes dy forcave të mëdha politike për shkrirjen e LSI-së apo largimin e Ilir Metës, kreu i shtetit u përgjigj se kjo forcë politike vetëm po trefishohet nga sulmet e Ramës dhe nga kjo ka shqetësimin e vetëm se "kush duron Kryemadhin që të tregojë se si drejtohet partia nga një grua". 

Ai ka ripërsëritur edhe një herë deklaratën e tij se vendi po shkon drejt një katastrofe kombëtare, duke kërkuar që të ndryshohet buxheti dhe paratë të shkojnë për përballimin e pandemisë. Kritika pati edhe për opozitën, i cili tha se e mësoi keq Ramën të bëjë zgjedhje vetëm, por paralajmëroi se rast se ky gabim përsëritet do të jetë vetë ai që do të ndëshkojë çdo parti që refuzon të futet në zgjedhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Meta: Fajin e ka opozita që braktisi parlamentin, do ndëshkoj me forcë çdo parti që refuzon të shkojë në zgjedhje

 

Presidenti Ilir Meta në komunikimin e përjavshëm me gazetarët ka bërë fajtore opozitën për situatën e krijuar në raport me zgjedhjet. Ai paralajmëroi se do të ndëshkojë do parti që do të lërë parlamentin.

"Fajin e ka opozita që e mëoi që të shkojë në zgjedhje pa kundërshtarë, dhe tani nuk do të ketë kundërshtarë, ishte një mësim i hidhur, dhe nuk do të jem më, unë do të nbdëshkojë, cdo forcë që do të lërtë parlamentin dhe nuk do të shkojë në zgjedhje", tha Meta.

Ndërkohë, ishte i ashpër, duke thënë se ato që prekin votën "as në ëndrrën më të keqe nuk e kanë parë se çfarë do u ndodh".  

"Nuk merrem me lista, por e kam për detyrë t'u jap siguri shqiptarëve, as në ëndërrën më ttë keqe nuk e kanë idenë se cfarë do u ndodhë nëse do prekin votën. Në demokraci vetëm vota të fuqizon", tha Meta.  

Ora 11:47
Meta me tone të larta: Unë jam ushtar i parë i Republikës, me 2 Mars e kurseva qeverinë, mos më detyroni të bëj thirrje tjetër

 

Presidenti Ilir Meta tha se me 2 mars ai e kurseu qeverinë aktuale, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votimet e 25 prillit.

‘Unë jam Presidenti, ushtari i parë i Republikës dhe student i dhjetorit. Kam shumë respekt për policinë, ju kam dalë për zot kur janë sulmuar, por ju kujtoj se janë në monitorim të përditshëm, nuk do mbaj përgjegjësi unë për fatin që do ju përgatisë populli shqiptar.

Ata janë për të shërbyer, jo për të bërë grup horrash që bëjnë një evazion të frikshëm. Shqiptarët si kthen kush nga rruga e demokracisë. Akti i djeshëm çfarë ishte? Vajzat e proceduara për agjitacion dhe propagandë? Duan të më procedojnë mua? Kur të duan, por mos i procedoj unë atë se në 2 mars i kurseva edhe një herë më duhet ta thërras popullin, të mos më detyrojnë! Unë i ftoj të gjithë në votime, vota nuk vlen as sa një dele dhe as sa një lopë. Kërkoj referendum se nuk janë zgjedhje normale këto.

Do të marr masat e mia në respekt të Kushtetutës. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt dhe të bindur se vullneti i tyre do të numërohet dhe garant për këtë jam unë si President i Republikës. I gjithë populli duhet të jetë garant për të ruajtur dhe mbrojtur votën e vet. Se si do të ndodhë kjo, do ta tregojmë javët në vijim. Kush tenton t’iu blejë sa një dele a sa një dhi, ai nuk mund të jetë kryeministri juaj, as deputeti juaj, sepse kërkon të shkatërrojë demokracinë, duke shkatërruar votën.’- tha Meta.

Ora 11:40
Meta: Rama merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS! Ai do trefishojë votat e LSI, po kush duron Monikën pastaj

Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk e shqetëson aspak sulmet që Rama po i bën LSI. Madje ai pati edhe ironi lidhur me këto akuza.

"Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI, nuk është nga ata që ndërrojnë oparti, por nga ata që themelojnë parti. E dyta, i vetmi shqetësim q ëkam unë, është se kështu sic po sillet ai, do e trefishojë, se u ka treguar se si merr llumin e LSI dhe e shet si ajka e PS dhe shqetësimi im është kush e duron Monikën që do të thotë se ja ku dallon drejtimi i një partie nga burrë e një grua. Problemi është biznesi i arbitrazheve, problemet e shqiptarëve, Ilir meta do të jenë në rrugëve të Tiranës, të Vlorës, kudo që populli të ketë besim te demokracia", tha Meta.

Ora 11:33
'Shkon fshehurazi në Vlorë', Meta- Gjiknurit: Mua më kërkoi populli, ai të marrë edhe ‘gurunë’ me vete dhe të vij me mua! Nuk shkoj me 400 makina e sirena

 

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur drejtuesit politik të PS-së në Vlorë Damian Gjiknuri, i cili tha që Meta mos të shkojë fshehurazi në Selenicë.

E pyetur nga gazetarja e Report TV, Danjela Maloku, nëse ka një përgjigje për Gjiknurin, Meta tha se atë e kërkoi populli, dhe se e fton Damianin, se bashku me ‘gurun’ e tij, që të shkojnë së bashku në Selenicë.

‘Kalojmë të vizitat e mia në Vlorë. Unë Vlorën e kam dhe do ta kem në zemër. Zotërinjtë e duan Vlorën për ta futur në xhepat e tyre. Ngaqë iu janë fryrë xhepat, iu duket Vlora e vogël. Iu duket aq e vogël Vlora, sa kanë çuar dhe atë Afrimin e Unazës. Nuk kam shkuar unë në Selenicë, por ka ardhur Selenica këtu, kanë ardhur përfaqësuesit që kanë bërë peticion, pse është hequr projekti për rrugën e tyre, që ishte financuar nga sauditët. Ata u mashtruan. Presidenti nuk ka ikur fshehur, por në mes të ditës. Ka takuar gjithë përfaqësuesit atje, i ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Jam gati të shkoj në çdo moment, edhe me këta, për t’u takuar me përfaqësuesit e Selenicës, jo me drejtorët e Vlorës. E kërkuan banorët nga Vlora deri në Orikum Presidentin, pasi pronat e tyre prekeshin nga një projekt i ri. Për këtë çështje kanë kërkuar dhe Avokatin e Popullit dhe po pres raportin dhe do të shkoj sërish. Ka një ligj për konsultimin publik, për çdo vepër publike që bëhet. Çdo gjë duhet bërë transparente.

Unë kam qenë se ata më kanë kërkuar, dhe kanë qenë 200-300 veta atje me shqetësime reale. Kur të kenë dëshirë, kur të dojë Damian, të marrë dhe Gurunë me vete, të shkojmë në Selenicë t’i takojmë banorët. Presidentin e kërkoi populli. Presidenti vete në Vranisht ditën, po vete dhe natën. Në rastin konkret ka vajtur ditën, por po shkova natën do lajmëroj Damian. Presidenti lëviz gjithmonë në mes të ditës si president i popullit, jo si president i Bllokut me 400 makina, sirena e drita. Presidenti që keni këtu nuk ka frikë nga populli, do dal edhe në mes të Vlorës, në mes të Elbasanit, në mes të Librazhdit. Po dëshiroi Taulanti të më ftojë atje, do vete. Ata të mos merren me këto gjëra, por të merrem me pandeminë, të blejnë pajisje. Nuk vazhdohet në këtë mënyrë. Duhet seriozitet për pandeminë, ekonominë, dhe për zgjedhjet dhe standardet e zgjedhjeve.

Janë shqetësuar nga mesazhet e presidentit, le të shqetësohen dhe tmerrohen të gjithë ata që mendojnë se do të bëjnë tërmet, si në Dibër e kudo. Qofshin punonjës police apo banditë, gjithçka qofshin. Zgjedhjet e para katër vitesh kanë qenë të manipuluara, e di gjithë bota. Dosjet u bënë ping-pong. Se paska frikë presidenti nga Damian, që të shkojë fshehurazi në Vlorë. Kur të dojë Damian të marrë edhe Gurunë e gjatë dhe atë Gurunë tjetër e të dalin te Sheshi i Flamurit. Le të marrin edhe drejtorët e Hipotekave, se e di gjithë Vlorë se çfarë kanë bërë e po bëjnë me pronat. Nuk janë sheikë që do vijnë aty, por janë tjerët që do vijnë përmes sheikëve. Do të keni shumë shpejt fakte”’- tha Meta.

Ora 11:24
Menaxhimi i situatës së COVID/ Meta: Qeveria vetëm improzivon! S'i kushton gjë të jap Remdesivir falas

 

Presidenti Ilir Meta është shprehur se qeveria nuk ka asnjë plan në menaxhimin e situatës së COVID, por bën vetëm improvizime.

"Nuk ka asgjë serioze në përballimin e pandemisë, përvec angazhimit të mjekëve, do të vazhdoj të jem kontruktiv në cdo gjë që ndihmon në administrimin më të mirë të kësaj situate, pajisjet jetë shpëtuese nuk kushtojnë fare për një shtet që ka priortet jetën e qytetarëvem që nuk ka prioritet tunelet imagjinare dhe koncesionet e padobishme, që vetëm rrisin borxhet e shqiptarëve. Nuk i kushton që Remdesivir t'ua japin falas shqiptarëve dhe jo ti marrin me 7 fish dhe ata që nuk i marrin, e dinë që kanë pasoja fatale. Si historia e borës, a e paralajmëruam, 5 ditë para që do të ketë reshje, probleme dhe e pamë vetë se kush ishte niveli i gadishmërisht.  Qytetarët të mos intitmidohen sepse kjo i shërben përmirësimit të situatës dhe ndihmon edhe qeverinë që të reflektojë, sado vonë që është në këtë drejtim", tha Meta.

Ora 11:17
‘Rrezikojmë katastrofë nga COVID’ Meta: Të rishikohet buxheti i shtetit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë! Vaksinimi selektiv? Tipike për diktatorët

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat kë bërë me dije se vendi është në prag të katastrofës për shkak të pandemisë së COVID.

‘Pa plan të qartë vaksinimi vendi rrezikon një katastrofë. Planet konfuze, të ndryshueshme, jo transparente për vaksinimin, nuk mund të jenë alibi për të braktisur me mjera qytetarë të infektuar dhe dhjetëra që po humbin jetën. Vetëm kriteret shëndetësore të gjendjes shëndetësore janë ato që duhet të vendosi përparësitë në vaksinimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihen më qendrat spitalore dhe shërbimet pa pajisje, si respiratorë, ventilatorë dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi. Nuk mund të lihen me mijëra mjekë pa pajisje mbrojtëse. Nuk mund të lihen qytetarët nën panikun për t’u përballur me pandeminë. Nuk mund të lihen të sëmurët në mëshirë të fatit, që trajtohen në banesë, që nuk iu rimbursohet asgjë. Pa dyshim që është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit, në mbështetje të sektorit të shëndetësisë.'- tha Meta.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/02/2021 01:25

    Ketij Metes,sikur i perseriten keto cregullimet pak si ne kohe te rregullt.A ka mbajtur njeri shenim, kur i filluan,sa kohe diference ka midis tyre,sa i zgjasin,si eshte vektori i grafikut ne ngritje,apo zbritje,cilat jane shkaqet qe e irritojne(perjashtojme Henen e plote dhe pranveren e vjeshten,rakine,pra te mbeshtetemi vetem te faktet shkencore)?Ka shume rendesi te mbahen shenim,qe te dime,kur do t'a kete shperthimin tjeter te rradhes,qe te jemi te pergatitur,se sot p.sh e ka te lehte,nje dite mund te hyje ne pune dhe ndonje antidepresant,ose larg qofte,kemisha e forces.

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 19/02/2021 21:14

    ma n’fund nji t’vertet qe ka po e thue o Ilir Meta. –---- LSI.ja llum me deputetat e listes t’ 2017, –---- LSI.ja llum me ish ministra, –---- LSI.ja llum me ish deputeta, –---- LSI.ja llum me kanditata per deputeta, –---- LSI.ja llum me ish kryebashkiaka, –---- LSI.ja llum me ish drejtora n’tana nivelet, –---- LSI.ja llum me ish drejtusa degsh partie, –---- LSI.ja llum me antare degsh partie, ----- LSI.ja llum me dege t'tana partie, –---- LSI.ja llum me ish drejtusa degsh t’LRI, –---- LSI.ja llum me antare degsh t’LRI, ----- LSI.ja llum me dege t'tana t’LRI, ----- paj ti keke llum krejt, thuj ma mire.

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 19/02/2021 21:09

    ma n’fund nji t’vertet qe ka po e thue o Ilir Meta. –---- LSI.ja llum me listen e deputetave t’ 2017, ----– LSI.ja llum me ish ministra, –--- LSI.ja llum me ish deputeta, –--- LSI.ja llum me kanditata per deputeta, –--- LSI.ja llum me ish kryebashkiaka, –--- LSI.ja llum me ish drejtora n’tana nivelet, –--- LSI.ja llum me ish drejtusa degsh partie, –--- LSI.ja llum me antare degsh partie, ---- LSI.ja llum me dege t'tana partie, –--- LSI.ja llum me ish drejtusa degsh t’LRI, –--- LSI.ja llum me antare degsh t’LRI, ---- LSI.ja llum me dege t'tana t’LRI, ---- paj ti keke llum krejt, thuj ma mire.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 19/02/2021 18:39

    Ti mor legen bej 2 marse sa te duash se 500 veta te mblidhen. Persa i takon CUBI T ske ci ben vetem ti rr**** leshin. Shikoje dhe lexoje pak ate sondazhin dhe shiko sa mir do te dalesh ti me monen e leshit te ijes.

    Përgjigju
  • Mondi: 19/02/2021 18:37

    Budallait I hapet rruge por jo budallait qe zgjodhe ti edi rama per president .ka dale te bej fushate presidenti. Po shkel betimin dhe kushtetuten. Por ligjet tek ne jane bere per te mos u gatuar .ky flet sikur do na haje mutin debili Lidheni se po nxjerr shkume nga goja si qen I terbuar

    Përgjigju
  • Arbert: 19/02/2021 17:39

    Se cme kapen CA te dridhura nga 2 marsit I ketij budallai qe kemi president. Rama po tall menderen me ty o koqe, kujdes se 2 marsit tjeter do ikesh per lesh bashke me trimat qe paguan, je vetem, prandaj te Le Rama te lefesh si qen rrugesh.

    Përgjigju
  • Lido: 19/02/2021 17:11

    Lereni te nxjeri mllef se e ka nga halli me besoni

    Përgjigju
  • O tej: 19/02/2021 16:27

    I je Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Vlora: 19/02/2021 13:33

    Ky paska shkar fare nga truri,..je vetem President i hajdutave te leshelise jo i popullit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'