Dy shtetas përkatësisht, Alfred Mbole, 33 vjeç dhe Buletin Yzeiraj, po 33-vjeç, të dy banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, janë vënë në pranga të policisë për tentative të kultivimit të lëndëve narkotike.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të kultivonin 580 fara kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në një parcel toke në fshatin Çorraj, Himarë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.