'Do të ndërtohen 224 apartamente', Rama inspekton procesin e punimeve të rindërtimit në Manzë (VIDEO)

Edhe Manza është një tjetër kantier i hapur ku punimet vijojnë me ritme të larta në mënyrë që të gjithë banorët e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit të akomodohen në shtëpitë e reja, më të forta, më të mira e sigurisht se ato që humbën natën tragjike të tërmetit.

Kryeministri Rama, së bashku me kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako dhe me ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në Manzë ku jo vetëm u dorëzuan çelësin e banesave disa prej familjeve që përfituan shtëpi individuale nga Programi i Rindërtimit, por vizituan edhe kantierin e pallateve. Janë 9 të tilla që po ndërtohen e që deri në fund të vitit banorët do t’i kenë marrë në dorëzim apartamentet e tyre.

Një pjesë e mirë e familjeve në këtë zonë ka marrë grantin në dorë për ta rindërtuar shtëpinë vetë.

Ndërkohë pallatet janë tashmë në një fazë të avancuar të ndërtimit, teksa puna vijon me ritme të larta. “Këtu kemi 9 pallate, 224 apartamente dhe një projekt i plotë infrastrukturor. Gjithashtu pallatet shoqërohen me parkime nëntokësore”, - u shpreh ministri Ahmetaj.

“Objektet që u shembën janë shumë afër me këtë zonë dhe menduam të mos i ndërtojmë në formë pikësore, por të akomodohen këtu edhe me shërbime më bashkëkohore”, - nënvizoi kryebashkiakja Sako

Manza, bashkë me Thumanën dhe Fushë-Krujën do të jenë lagjet e reja model të Programit të Rindërtimit.​


Lajmi kryesor:

Rama inspekton disa kantiere ndërtimi: Lagja e re në Vaqarr, si zonë rezidenciale! Rruga e re Sukth-Maminas lehtëson trafikun në sezonin turistik në Gjirin e Lalzit


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar