Do të paguajë 30 milionë euro, Cristiano Ronaldo i shpëton burgut

Do të paguajë 30 milionë euro, Cristiano Ronaldo i shpëton burgut

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk do të bëjë burg, edhe pse i duhet të paguajë plot 30 milionë euro për të evituar këtë. Portugezi kohët e fundit ka qenë në telashe fiskale.

Megjithatë, së fundmi, CR7 ka pranuar të paguajë 30 milionë euro, si kompromis për taksat e mospaguara. Lajmi është dhënë nga ‘El Confidencial’, sipas së cilës, ylli portugez është duke kërkuar të gjejë një akord me agjencinë e kontrollit të pasurisë dhe prokurorisë për të ndërprerë procedimin fiskal. 

Ronaldo ka pranuar që të marrë përsipër fajësinë për 4 vepra të pretenduara, duke paguar një shumë prej 14.7 milionë euro (për të drejtat e imazhit në periudhën 2011-2014) dhe një gjobë prej 30 milionë euro, duke shmangur kërkesën për 2 vjet burg.

Por ndërkohë përfaqësuesit ligjorë të Ronaldos janë duke negociuar për të paguar vetëm gjobën prej 30 milionë euroshe dhe me shumë gjasa e gjithë çështja do të mbyllet përpara finaleve të Botërorit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj