Vera është stina ku të gjithë i drejtohemi detit, për tu argëtuar, për të pushuar, por edhe për vlerat e tij në organizmin tonë.
Të gjithë e dinë se rëra e detit e pasur me jodio na ndihmon për qetësimin e reumatizmës, për dhimbjet e shpinës dhe shumë sëmundje të tjera.
Vlerat që mbart uji i detit.
Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin.
Sipas këshillave të ekspertëve, gjatë ditëve që jeni në plazh është mirë që çdo ditë të bëni shëtitje përgjatë bregut, për të paktën 20 minuta dhe mundësisht në orët e para të mëngjesit ose mbazdite vonë, pasi në ajrin që thithni, gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.
Nëse pushimet i kaloni në një vend ku uji dhe ajri nuk janë të ndotur, pasi të dilni nga uji, mos vraponi menjëherë të shkoni në dush.
Prisni që të thaheni në diell, sepse kripërat minerale nga uji i detit dezinfektojnë, pastrojnë dhe forcojnë lëkurën tuaj, ndërkaq puçrat dhe aknet pas disa ditësh do të zhduken.
Një ushtrim në det ka të njëjtin efekt sa 12 ushtrime jashtë ujit.
Uji i detit ndikon në të njëjtën mënyrë si të jeni në palestër, sepse krijon rezistencë dhe angazhon maksimalisht muskujt.
Notimi për çdo ditë apo ecja në ujë të thellë deri te gjoksi, së paku 40 minuta (20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në mbrëmje), do t'ju ndihmojë në eleminimin e celulitit.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com