Do të shpërndanin drogë në Elbasan, arrestohen 4 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

Do të shpërndanin drogë në Elbasan, arrestohen 4 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga katër persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë në kuadër të operacionit 'Palestra' pasi atyre u janë gjetur në posedim lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan.  Operacioni policor është kryr ne rrugën "Emin Matraxhiu" ku në automjetin që drejtohej nga 51-vjeçari V.T është gjetur një sasi prej 11 kg kanabis. Më pas policia ka sekuestruar edhe dy automjetet të tjerë dhe tre aparate celularë.

Sasinë e drogës së kapur sipas policisë, të arrestuarit do ta shpërndanin në qytetin Elbasan. Ndërkohë pas arrestimit ata do të përballen me akuzën e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë