Kërcënohet me jetë ish-oficeri i Krimeve të Rënda në drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Abaz Lala.

Abaz Lala pak ditë më parë kishte ardhur në Shqipëri pasi kishte qëndruar jashtë vendit.

Në shtëpinë e Lalës kanë shkuar disa persona dhe e kanë kërkcënuar duke i thënë se "do t'i presin kokën".

Menjëherë pas denoncimit që ka bërë Lala, policia ka nisur hetimet. Deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë të personave që e kanë kërcënuar.