'Do të vras, nëse vazhdon heton tek ajo çështje', SMS kërcënuese për dosjen e tokave në Kashar, Oficeri i Policisë: Kam parë njerëz me kapuça të zinj rreth banesës

'Do të vras, nëse vazhdon heton tek ajo çështje', SMS kërcënuese për dosjen e tokave në Kashar, Oficeri i Policisë: Kam parë njerëz me kapuça të zinj rreth banesës

Foto ilustruese

Policia e Shtetit po heton mbi denoncimin e një oficeri të policisë gjyqësore, i angazhuar pranë Prokurorisë së Tiranës, i cili ndihet i rrezikuar nga persona ende të pazbuluar dhe të paidentifikuar. Por sipas tij, gjithçka ka lidhje me detyrën, ndaj dhe ka këmbëngulur që të zbulohen autorët, të cilët i kanë shkaktuar ankth dhe frikë psikologjike, jo vetëm atij, por edhe të afërmve.

Denoncimi i 39-vjeçarit me inicialet G.M., bëjnë me dije burimet policore për GazetaSi.al, i ka fokusuar kërkimet dhe angazhimet e agjentëve në një dosje që oficeri i policisë gjyqësore ka nën hetim. Bëhet fjalë për dosjen e vjedhjes së tokave në zonën e Kasharit, ka drejtuar gishtin oficeri G.M., për policinë, i cili ka si dyshim kryesor se ky mund të jetë edhe burimi që ka inatosur kërcënuesit, të cilët i kanë shkruar mesazhe paralajmëruese.

GazetaSi.al, kontaktoi me zyrtarë të Policisë së Shtetit, që konfirmuan këtë hetim dhe që sipas tyre aktualisht kanë mbetur në pritje të verifikimit të numrave të telefonit, që nuk kanë hedhur asnjë dritë mbi identitetin e kërcënuesve.

“Këta numra, janë blerë në tregun e zi dhe do të nevojitet që ekspertimi i dytë, bazuar në qelizat prej nga ku janë dërguar mesazhet”, – deklaroi zyrtari i policisë për GazetaSi.al, por që sërish shpresat për të gjetur kërcënuesit në këtë mënyrë janë të vakëta.

Megjithatë, përveç këtyre veprimeve, policia bën me dije se ka këqyrur dosjen që ka nën hetim oficeri prej nga ku ka administruar emrat e të gjithë të dyshuarve.

“Ajo që lë të kuptohet nga hetimi, është dosja e Kasharit, e cila përfshin gjithsej 100 persona”, – deklaroi eksperti i kriminalistikës i pyetur nga GazetaSi.al, për fatin e këtij hetimi policor.

Denoncimi

Oficeri i policisë gjyqësore, sipas burimeve të policisë, njihet si një nga oficerët më të ndershëm dhe të përkushtuar në detyrë, si një jurist me profilin oficer prej më tepër se 14 vite. Ai i thotë policisë se gjatë detyrës ka kaluar në dorë dosje të rëndësishme, por edhe të lehta. Oficeri pranon se përgjatë karrierës nuk ka pasur kërcënime dhe as përplasje me askënd.

“Por kohët e fundit më shqetëson në telefon një numër, që as e njoh dhe as kam dijeni se kush e disponon. I kam kërkuar sqarim dhe gjithashtu e kam pyetur për çfarë bëhet fjalë, por ky numër vetëm më kërcënon”.

Oficeri tregon se shpesh e ka orientuar kërcënuesin që për çdo ankesë t’iu drejtohet organeve kompetente. “Por deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje”, – shton ai.

G.M., i thotë policisë se mesazhet fillestare nuk i ka marrë me seriozitet dhe nuk u ka kushtuar asnjë rëndësi deri në ditën kur përrreth banesës, ka parë njerëz të çuditshëm të veshur me të zeza dhe me kapuça të zinj

“Pas mesazheve, pashë njerëz të veshur me të zeza për rreth banesës dhe me kapuça të zinj në kokë. Nuk jam shumë i sigurt nëse kanë apo jo lidhje me mua, por kjo situatë po më shqetëson mua dhe familjen time”, – deklaron oficeri.

Çfarë i shkruan?

Personi i paidentifikuar mësohet sipas policisë t’i ketë shkruar “do të vras, nëse vazhdon heton tek ajo çështje”, por që sidoqoftë, sipas tij mund të jetë edhe një lëvizje e rreme e autorëve për të humbur gjurmët dhe për ta lënë nën ankth dhe frikë.

oficeri është i bindur paraprakisht se çështja më e nxehtë që ka në dorë për momentin, është ajo e vjedhjes së tokave të Kasharit, për të cilën ai ka kryer vetëm veprime të deleguara./ Gazeta "SI"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike