Policia e Korçës ka vënë në pranga një 24-vjeçar i cili mashtronte qytetarët nëpërmjet Instagramit, kundrejt pagesave, se do t’u siguronte punësim jashtë vendit.
Por pasi u merrte paratë, ai ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.
‘A.Ç 24-vjeçari mashtronte qytetarët, kundrejt pagesave, me kontrata pune false, në emër të kompanive angleze fiktive. Pasi merrte paratë, ai ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.
![]()
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.’- njofton policia.
Komente







