Do trafikonin 23 kg kanabis jashtë vendit, arrestohet polici dhe bashkëpunëtori i tij! Shpallen në kërkim tre të tjerë në Pogradec

Do trafikonin 23 kg kanabis jashtë vendit, arrestohet polici dhe bashkëpunëtori i tij! Shpallen në kërkim tre të tjerë në Pogradec

Droga e sekuestruar nga Policia

POGRADEC- Një punonjës i Policisë së Krujës është arrestuar ditën e sotme së bashku me bashkëpunëtorin e tij pasi do të trafikuar 23 kg jashtë vendit. Arrestimi i tyre u bë në Pogradec, ku janë shpallur në kërkim edhe 3 autorët e tjerë të përfshirë në këtë ngjare.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se punonjësi policisë është identifikuar si Blenard Vathi, 35 vjeç dhe ishte banues në Krujë. I arrestuari tjetër është identifikuar si Rexhep Toshi, 44 vjeç dhe ishte banues në Tiranë. Ndërsa, tre personat e shpallur në kërkim janë identifikuar vetëm Sh. I., 48 vjeç, S. O., 44 vjeç dhe M. T., 32 vjeç.

Në kuadër të operacionit "Hudënishti", pas hetimeve dy mujore është bërë e mundur goditja e këtij grupi që sipas informacioneve të marra ushtronin këtë aktivitet prej kohësh. Ndërkaq, policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike që do të transportohej.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë