Nga vila te Gjiri i Lalëzit e apartamentet te Kodra e Diellit, SPAK sekustron pasuritë e ‘Peshkaqenit’ Princ Dobroshi dhe kunatit të tij! 'Bosë‘ drogë në Europë!

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka sekuestruar pasuritë e dy personazheve të botës së krimit, të hetuar dhe të dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Europë.

Konkretisht në 'rrjetën' e SPAK kanë rënë pasuritë e shtetasit nga Kosova, Princ Dobroshi, i njohur ndryshe me nofkën 'Peshkaqeni' si dhe kunatit të tij nga Shqipëria Olsi Syziu, të cilët po hetohen nga autoritetet gjermane për trafik në sasi të mëdha nga Amerika Latine në Gjermani.

SPAK ka sekuestruar 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.

Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, shtetas të Republikës së Shqipërisë, aktualisht po hetohen nga autoritetet ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermanisë, për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike të një sasie të konsiderueshme”, si pjesëtar i një bande, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë, pasi gjatë vitit 2020 dhe më pas, këta dy shtetas së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani, si dhe ka shpërndarë lëndë narkotike në Gjermani.’- njofton SPAK.

Gjithashtu thotë SPAK nga burime të hapura, siç janë mediat online, si dhe informacioneve të partnerëve, rezultonte se Princ Dobroshi në vitin 1993, ishte kapur, dhe më pas ishte dënuar në Norvegji me 14 vjet burg për trafikim të heroinës.

Pasuritë e skuestruara pas kërkesës së SPAK
1.    Dhjetë llogari bankare me gjendje në total rreth 133 000 (njëqind e tridhjetë e tre mijë) Euro;
2.    Pasuria e paluajtshme e llojit godinë banimi, me adresë, “Gjiri i Lalzit”, Draç, Durrës, me sipërfaqe: kati përdhe 92 m², kati i parë 97 m², kati i dytë 55 m² + verandë me sipërfaqe 42 m² dhe sipërfaqe e përbashkët 576 m², në pronësi të shtetases S.R;
3.    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe 61.38 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;
4.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 95.96 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;
5.    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 198.4 m2 banim, dhe dy poste parkimi, me sipërfaqe totale 234.1 m2 me adresë “Liqeni i Thatë”, Tiranë;
6.    Pasuria e luajtshme automjet i markës “Volvo”, modeli “XC 60”, viti i prodhimit 2015, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetases A.S.
7.     Shoqëria tregtare “SLAI”, me numër identifikimi tatimor (NIPT): M18330301H, me adresë në qytetin e Lezhës, si dhe me ortak të vetëm shtetasin Olsi Syziu.

Njoftimi i plotë i SPAK

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.5, datë 26.02.2024, në lidhje me pasuritë në zotërim të subjekteve Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe personave të lidhur me ta. 

Subjekti i këtij procedimi pasuror Princ Dobroshi, shtetas i Republikës së Kosovës, aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermanisë, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i paligjshëm i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë, pasi gjatë vitit 2020, ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë, nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Gjithashtu nga burime të hapura, siç janë mediat online, si dhe informacioneve të partnerëve, rezultonte se Princ Dobroshi në vitin 1993, ishte kapur, dhe më pas ishte dënuar në Norvegji me 14 vjet burg për trafikim të heroinës.

Subjekti tjetër i këtij procedimi pasuror Olsi Syziu, shtetas i Republikës së Shqipërisë, aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermanisë, për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike të një sasie të konsiderueshme”, si pjesëtar i një bande, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë, pasi gjatë vitit 2020 dhe më pas, ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani, si dhe ka shpërndarë lëndë narkotike  në Gjermani.

Subjektet e hetimit pasuror kanë lidhje krushqie me njëri tjetrin, pasi Princ Dobroshi ka për grua motrën e subjektit Olsi Syziu.

Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe personave të lidhur me ta.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.10, datë 27.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën hetim pasuror Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe të personave të lidhur me ta.

Në zbatim të urdhërit të ekzekutimit të datës 29.02.2024, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga oficerët e shërbimit të Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e poshtëshënuara:

1.    Dhjetë llogari bankare me gjendje në total rreth 133 000 (njëqind e tridhjetë e tre mijë) Euro;

2.    Pasuria e paluajtshme e llojit godinë banimi, me adresë, “Gjiri i Lalzit”, Draç, Durrës, me sipërfaqe: kati përdhe 92 m², kati i parë 97 m², kati i dytë 55 m² + verandë me sipërfaqe 42 m² dhe sipërfaqe e përbashkët 576 m², në pronësi të shtetases S.R;

3.    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe 61.38 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;

4.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 95.96 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;

5.    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 198.4 m2 banim, dhe dy poste parkimi, me sipërfaqe totale 234.1 m2 me adresë “Liqeni i Thatë”, Tiranë;

6.    Pasuria e luajtshme automjet i markës “Volvo”, modeli “XC 60”, viti i prodhimit 2015, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetases A.S.

7.     Shoqëria tregtare “SLAI”, me numër identifikimi tatimor (NIPT): M18330301H, me adresë në qytetin e Lezhës, si dhe me ortak të vetëm shtetasin Olsi Syziu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:19
SPAK i sekuestroi pasuritë, kush është Princ Dobroshi! Bos i dogës në Europë, i njohur me nofkën ‘Peshkaqeni’

Princ Dobroshit, i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni”, i dyshuar si një nga bosët më të mëdhenj të drogës, i janë sekuestruar pasuritë nga SPAK në Shqipëri. Pasuritë i janë sekuestruar edhe kunatit të tij Olsi Syziut.

SPAK ka sekuestruar 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzitdy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI.

Dobroshi, nga Kosova, i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni” me të shkuar kriminale të pasur ka të regjistruara një numër të madh objektesh banimi dhe tokash. Ai kishte edhe një biznes të regjistruar në emër të tij, por i cili është pasiv që nga 2022-shi.

Kush është Princ Dobroshi?

Princ Dobroshi njihet ndërkombëtarisht si njëri nga personat me veprimtari të dyshuar kriminale.

Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

59-vjeçari nga Peja e nisi ‘karrierën’ e tij në fund të viteve ’80 në Gjermani, ku do të dilte si shumë të rinj të tjerë nga Kosova. Megjithatë, besohet se aktivitetet kriminale në trafikim të drogës – dhe siç dyshohet edhe armëve, do t’i niste në fillim të viteve ’90.

Në vitin 1993 ishte kapur në Norvegji dhe ishte dënuar me 14 vjet burg për trafikim të heroinës. Në vitin 1997 Princi kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu duke shkuar në Çeki ku raportohet se ka dominuar trafikimin e drogës atje.

Dy vjet më pas ishte arrestuar sërish dhe ishte dërguar në Norvegji. Autoritetet çeke në atë kohë kishin raportuar se dokumentacioni i gjetur te Dobroshi indikonte që ai po përdorte paratë e drogës për të blerë armë të cilat i dërgoheshin më pas njerëzve të UÇK-së.

Dobroshi nga çekët ishte dorëzuar sërish te norvegjezët. Kur po çohej të merrej në pyetje, minibusi me të cilin po barteshin gjykatësit, mbrojtësit dhe avokatët kishte pësuar aksident të rëndë nga i cili mbetën të vrarë tre njerëz. Prej asaj kohe, Dobroshi ishte quajtur nga autoritetet norvegjeze si i burgosuri më i rrezikshëm në atë vend.

Për çudi, ai ishte liruar më pas për “sjellje të mirë” në janarin e vitit 2005. Dhe pas pak kohësh do të vinte për të jetuar në Kosovë. Këtu besohet që kishte hapur pika bastesh dhe kazino.

Dobroshi kishte pasur shoqëri me Arfan Qadeer Bhattin, një i arrestuar në Norvegji me akuzat se kishte planifikuar të kryente sulme terroriste ndaj ambasadës së Izraelit dhe asaj të Amerikës në Oslo të Norvegjisë, shkruajnë mediat në Kosovë.

Cila është pasuria e tij?

Sipas mediave në Kosovë, Dobroshi në vendlindjen e tij ka të regjistruara tri objekte banimi me vlerat si në vijim: 150 mijë euro, 45 dhe 13,965 euro.

“Peshkaqeni” në të njëjtën komunë ka të regjistruara edhe pesë parcela bujqësore në Vitomericë dhe një parcelë pyjore në Brestovik të Pejës.

Ndërkaq, në Prishtinë ka të regjistruara tri shtëpi në vlerat si vijojnë: 121,440 euro, 121 mijë dhe 4,224 euro.

Dobroshi ka të regjistruar edhe një parcelë në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë.

“Peshkaqeni” kishte edhe një biznes aktiv të regjistruar deri më 9 qershor 2022 me emrin “Princi D SH.P.K.” me kapital të regjistruar 5.000 euro dhe 100% përqindje të aksioneve.

Në bazë të përshkrimit të biznesit, aktiviteti kryesor i biznesit ishte rikuperimi i materialeve të klasifikuara.

Ndërkaq, aktivitetet e tjera përfshinin tregtinë me shumicë të kafes, çajit, kakaos dhe erëzave, tregtinë me shumicë të tekstileve, tregtinë me shumicë të mbeturinave dhe hekurishteve dhe tregtinë me shumicë jo të specializuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 31/03/2024 21:52

    Lere se na ka vel dhe SPAK, i sekuestron e pas nja 6 muaj 1 vit jua kthen prap. VK jan ktu me drejtesi e re me drejtesi e vjeter po nje mut jane.

    Përgjigju
  • Populli: 29/03/2024 12:39

    Po pse o peshkaqen nuk rri europ. Pse investo lek ne shqiperi. Komunistat ja moren leket “kulaksve” qe kishin leket me pune e djers e jo ju pjeshkave te Europes

    Përgjigju
    • Komunisti: 31/03/2024 08:52

      Ky peshkaqeni te rri ku te doje por do ha burgun kurse pronat do i konfiskohen

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty