SPAK i sekuestroi pasuritë, kush është Princ Dobroshi! Bos i dogës në Europë, i njohur me nofkën ‘Peshkaqeni’

SPAK i sekuestroi pasuritë, kush është Princ Dobroshi! Bos i dogës në Europë, i njohur me nofkën ‘Peshkaqeni’

Princ Dobroshit, i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni”, i dyshuar si një nga bosët më të mëdhenj të drogës, i janë sekuestruar pasuritë nga SPAK në Shqipëri. Pasuritë i janë sekuestruar edhe kunatit të tij Olsi Syziut.

SPAK ka sekuestruar 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzitdy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI.

Dobroshi, nga Kosova, i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni” me të shkuar kriminale të pasur ka të regjistruara një numër të madh objektesh banimi dhe tokash. Ai kishte edhe një biznes të regjistruar në emër të tij, por i cili është pasiv që nga 2022-shi.

Kush është Princ Dobroshi?

Princ Dobroshi njihet ndërkombëtarisht si njëri nga personat me veprimtari të dyshuar kriminale.

Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

59-vjeçari nga Peja e nisi ‘karrierën’ e tij në fund të viteve ’80 në Gjermani, ku do të dilte si shumë të rinj të tjerë nga Kosova. Megjithatë, besohet se aktivitetet kriminale në trafikim të drogës – dhe siç dyshohet edhe armëve, do t’i niste në fillim të viteve ’90.

Në vitin 1993 ishte kapur në Norvegji dhe ishte dënuar me 14 vjet burg për trafikim të heroinës. Në vitin 1997 Princi kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu duke shkuar në Çeki ku raportohet se ka dominuar trafikimin e drogës atje.

Dy vjet më pas ishte arrestuar sërish dhe ishte dërguar në Norvegji. Autoritetet çeke në atë kohë kishin raportuar se dokumentacioni i gjetur te Dobroshi indikonte që ai po përdorte paratë e drogës për të blerë armë të cilat i dërgoheshin më pas njerëzve të UÇK-së.

Dobroshi nga çekët ishte dorëzuar sërish te norvegjezët. Kur po çohej të merrej në pyetje, minibusi me të cilin po barteshin gjykatësit, mbrojtësit dhe avokatët kishte pësuar aksident të rëndë nga i cili mbetën të vrarë tre njerëz. Prej asaj kohe, Dobroshi ishte quajtur nga autoritetet norvegjeze si i burgosuri më i rrezikshëm në atë vend.

Për çudi, ai ishte liruar më pas për “sjellje të mirë” në janarin e vitit 2005. Dhe pas pak kohësh do të vinte për të jetuar në Kosovë. Këtu besohet që kishte hapur pika bastesh dhe kazino.

Dobroshi kishte pasur shoqëri me Arfan Qadeer Bhattin, një i arrestuar në Norvegji me akuzat se kishte planifikuar të kryente sulme terroriste ndaj ambasadës së Izraelit dhe asaj të Amerikës në Oslo të Norvegjisë, shkruajnë mediat në Kosovë.

Cila është pasuria e tij?

Sipas mediave në Kosovë, Dobroshi në vendlindjen e tij ka të regjistruara tri objekte banimi me vlerat si në vijim: 150 mijë euro, 45 dhe 13,965 euro.

“Peshkaqeni” në të njëjtën komunë ka të regjistruara edhe pesë parcela bujqësore në Vitomericë dhe një parcelë pyjore në Brestovik të Pejës.

Ndërkaq, në Prishtinë ka të regjistruara tri shtëpi në vlerat si vijojnë: 121,440 euro, 121 mijë dhe 4,224 euro.

Dobroshi ka të regjistruar edhe një parcelë në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë.

“Peshkaqeni” kishte edhe një biznes aktiv të regjistruar deri më 9 qershor 2022 me emrin “Princi D SH.P.K.” me kapital të regjistruar 5.000 euro dhe 100% përqindje të aksioneve.

Në bazë të përshkrimit të biznesit, aktiviteti kryesor i biznesit ishte rikuperimi i materialeve të klasifikuara.

Ndërkaq, aktivitetet e tjera përfshinin tregtinë me shumicë të kafes, çajit, kakaos dhe erëzave, tregtinë me shumicë të tekstileve, tregtinë me shumicë të mbeturinave dhe hekurishteve dhe tregtinë me shumicë jo të specializuar.


Lajmi kryesor:

Nga vila te Gjiri i Lalëzit e apartamentet te Kodra e Diellit, SPAK sekustron pasuritë e ‘Peshkaqenit’ Princ Dobroshi dhe kunatit të tij! 'Bosë‘ drogë në Europë!


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat