TIRANË - Është vënë në prangat  policisë Albi Çarçiu., 33 vjeç, banues në Tiranë pasi akuzohet për 'trafikim të personave të rritur'.  Ky person ishte shpallur në kërkim ndërsa më 01.11.2019, Gjykata e Krimeve të Rënda  i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".

Ky person së bashku me 3  të tjerë, ka detyruar me dhunë një grua 30vjeçare që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Më 6 tetor në Rinas u arrestua E. Ç.,  40 vjeç, banues në Tiranë i cili shoqëronte gruan që grupi do të shfrytëzonte për prostitucion në Itali. Ndërkohë në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur në kërkim edhe R. Xh., dhe K. Q,.