Rinas/ Do trafikonin për prostitucion në Itali 30-vjeçaren! Tutori ia mbath vrapit sapo e kuptoi që u zbulua, por arrestohet

RINAS- Një tentativë për shfrytëzim prostitucioni të një 30-vjeçareje është parandaluar nga policia në aeroportin e Rinasit.

Gjithçka është zbuluar nga deklaratat e dyshimta që 30-vjeçarja ka dhënë për policinë kufitare, ku ka qenë kontradiktore në ato që ka thënë lidhur me qëllimet e saj për udhëtimin në Itali. Në pranga ka rënë personi që e shoqëronte atë në aeroportin e Rinasit, E. Ç.,  40 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit sapo e kuptoi që ishte zbuluar ia mbathi vrapit, por tentativa e tij për t'u larguar rezultoi e dështuar sepse u arrestua. Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë me inicialet A. Ç., R. Xh., dhe K. Q,.

Referuar burimeve zyrtare, këta katër persona nëpërmjet dhunës kishin detyruar 30-vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i plotë i policisë
"Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me  Policinë Kufitare të Rinasit finalizoi me suksese operacionin policor të koduar  “RETURN”. Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të femrave nëpërmjet aeroportit të Rinasit me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në vendet e BE-së, është zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion i koduar   “Return”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: - E. Ç.,  40 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë intervistimit të një 30-vjeçareje nga Fieri kanë dyshuar në thëniet e saj për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Si rezulat i hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i këtij rasti kriminal, si dhe kapja e  arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., i cili do shoqëronte 30-vjeçaren drejt Italisë. Shtetasi E. Ç., në momentin që ka parë bllokimin e 30-vjeçares ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është kapur nga shërbimet e Policisë. Po në vijim të veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e tre shtetasve A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi i arrestuar  në bashkëpunim me shtetasit A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., nëpërmjet përdorimit të dhunës kishin detyruar 30-vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali dhe këta shtetas mbrëmjen e djeshme kishin organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroporit të Rinasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit kryer në bashkëpunim”, njofton policia. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 06/10/2019 11:43

    Sa turp, me shit trupin për para. Shqiptari se ka pas zakon, nuk i ka hije. Ktyre nuk ju pëlqen puna. Na koriten krejt në italia vetem vajza rumune e shqiptare shef në rrugë apo në shpia. Njerz pa seder pa turp Si nuk kan marre

    Përgjigju
    • Turp: 06/10/2019 15:41

      Turp. Jane bere me keq se jevgjit e rumanise tu trafiku femrat e vendit vet

    • shoku: 06/10/2019 15:01

      Po ngele dhe ti duke shkuar me leke ne itali se i di mire se ku jane shqiptaret e rumunet ik o shoku bej ndonje leke mos bej moralin e shqiptareve se ca bejne, prostitucioni eshte zanati me i vjeter e nuk eshte turp kush e ben, turp eshte nga zona jote qe vrasin per nje gardh apo bageti.

    • Dory: 06/10/2019 14:33

      Kur ikin vete ne rregull por kete do e shfrytezonin... Nuk ka dash me shku... Edhe ti ske pse tyrperohesh per prostitutat shqiptare ne Itali nuk gjykohesh ti per to

    • O tej: 06/10/2019 14:20

      Kjo eshte merite e Berishës se Vicidolit qe sollievo liti dhe qyteterim se ishit me corape lesh dhie

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare