Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një takim në Fier me biznesin e vogël në kuadër të turit "Rrugëtimi për Shqipërinë". Lideri demokrat u shpreh se me ardhjen e PD-së në pushtet do të ndryshojë rrënjësisht sjellja me biznesin në një program me 5 pika. Si hap të parë, Basha tha se biznesi i vogël do të konsiderohet cdo sipërmarrje me xhiro nën 14 mln lekë në vit dhe do të përjashtohet nga skema e TVSH-së. Gjithashtu ai premtoi edhe masa të tjera lehtësuese te energjia dhe nafta.
"Boshti i programit tonë fiskal sa i përket biznesit të vogël i përkthyer në pesë hapa; duke nisur që nga çmimi i energjisë e deri tek prania e tatimorëve vend e pa vend, e deri tek absurdi i futjes së biznesit të vogël në sistemin e TVSH-së. Këtu në Fier e kam shpallur para disa vitesh platformën tonë për biznesin e vogël që është tërësisht e plotësuar në çdo element të tij dhe dua ta përsëris se masat tona për biznesin e vogël do të jenë këto:
Së pari, do të konsiderohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit. Që do të thotë nën 140 milionë të vjetra në vit të gjitha do të konsiderohen biznes i vogël dhe do të përjashtohen nga detyrimi absurd i TVSH. Së dyti, eliminimi i të gjitha tarifave lokale dhe qendrore, kryesisht lokale dhe përqendrimi i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore.
Një taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël. Së treti, ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël si mesazhi i ndalimit të pranisë së çdo inspektori tatimor dhe çdo lloj tatimori, për t’i dhënë fund terrorit nën të cilin gjendet sot i gjithë biznesi dhe sidomos i vogli. Së katërti, masa që do të prekin edhe biznesin e vogël, edhe konsumatorin, edhe biznesin e madh, kanë të bëjnë me dy komoditete të mëdha që janë të ekonomisë; karburanti dhe energjia elektrike.
Çmimi i energjisë elektrike sot për biznesin dhe për konsumatorin është më i larti në Ballkan. Çmimi i naftës sot është më i larti në Ballkan. Prandaj hapi i parë do të jetë eliminimi i taksës “Rama” mbi karburantit, 240 lekë/litër që u shtuan në 2014 dhe 2015 dhe e ka bërë shqiptarin të paguajë naftë dhe benzinë më të shtrenjtin në rajon, si dhe prezantimi i fashës për biznesin e vogël dhe prodhues. Do të jetë një çmim favorizues për këto kategori. Së pesti, ka të bëjë me xhiron, do të përkthehet në rritjen e fuqisë blerëse, vendosjen e rrogës minimale në nivelin e 300 euros.
Moratorium për inspektoratin tatimor. Nuk do te shikoni tatimor me sy. Nuk do te shihni te tille bandite me sy dhe nese i shikoni do te shkojne per ndjekje penale. Ne do te nisim me shkrirjen e ketyre inspektoriateve brenda gjashte muajve duke reformuat e qe te mos kthehen ne banda duke terrorizuar biznesin dhe duke e kthyer me klimen me te keqe ne Europe dhe nder me te keqinjte ne bote. Korrupsioni ka arritur ne nivelet me te larta ne keto 30 vite. Dy here me i larte se ne 2013-en dhe me i larte se ne 2005-en, sipas raportit te BB" tha Basha.
Duke u ndalur te shëndetësia dhe largimi i mjekëve, Basha tha se PD-ja e ka një plan edhe për këtë. "Do të rrisim pagën në 1200 euro për mjekun dhe 700 euro për infermierin si në Kosovë, ky do të jetë hapi i parë që do të marrim për shëndetësinë". Megjithatë, një nga qytetarët që ishte i pranishëm në takimin në Fier, i kërkoi liderit demokrat që të prezantojë qeverinë hije të së nesërmes me të cilën do të realizojë premtimet.
"A mund të prezantohet qeveria hije e së nesërmes?" Ishte pyetja e qytetarit, Basha fillimisht iu shmang, por pas këmbënguljes së qytetarit, lideri demokrat iu përgjigj "Doktor nuk e harrova pyetjen për qeverinë hije, por meqë jemi jashtë teme, do ta marrim pak pas takimit sikur do ta ndjekim edhe në një takim tjetër" tha ai.