Do Zoti nuk më zhgënjejnë për 30 përqindëshin e listave
Edi Rama dhe Lulzim Basha
Ata që nuk kuptojnë fare çfarë po ndodh në Shqipëri, po presin me ankth që Ilir Meta të caktojë datën e zgjedhjeve, gjëja më pa vlerë në betejën e ardhshme politike. Jo thjesht se marzhi është i kufizuar, nga mesi i prillit, deri në mesin e majit, që praktikisht do të thotë asgjë.
Lojtarët kryesorë, që i kushtuan vëmendje ftesës së Presidentit, duke u përfaqësuar në nivelin më të lartë për një çështje pa pikë rëndësie, në fakt, kanë një hall tjetër, por që askush nuk e përmend.
Çfarë do të bëjnë me listën e hapur, do ta mbajnë 30 përqindëshin e mbyllur për vete, apo jo, se për atë po u qan zemra dhe me to po i bëjnë të gjitha llogaritë elektorale.
Dhe në rast se hapja nuk do të jetë 100 përqind, por me klauzola, ku sërish kryetarët të kenë çelësin e artë të përfaqësimit, ta dini se do të jetë një marrëveshje e re okulte e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Të cilët nuk ka nevojë as të takohen dhe as të qepallohen për interesa qartësisht të përbashkëta.
Nga kjo dakordësi e përjashtoj LSI-së, jo se është më e mirë, por sepse asaj nuk i leverdis fare lista e mbyllur 30 përqind, në rast se do të garojë e vetme në këto zgjedhje. Dhe kjo ka më shumë mundësi që të ndodhë, mjafton që të ndjekësh aktivitetin publik të Ilir Metës.
Në këtë kontekst, e vetmja gjë që duhet pritur me kërshëri nga qytetarët e angazhuar politikisht është se si do të shkruhet në Kodin e ri Zgjedhor hapja e listës, e cila u konsiderua si revolucion për sistemin tonë politik, por që në fakt është një taktikë hileqare e Edi Ramës kryesisht për të marrë avantazh parazgjedhor.
Unë uroj shumë që PS dhe PD ta ruajnë 30 përqindëshin e mbyllur në listat e tyre dhe ka shumë gjasa që ata të mos ma zhgënjejnë pritshmërinë.
Do të ishte një argument më shumë për shqiptarët për të kuptuar se kë duhet të refuzojnë pa asnjë mëdyshje në këto zgjedhje. Pastaj, le të mendohen për ata që duhet të pranojnë, se kanë kohë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
65.3%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 1116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 09:51
-
E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike
9 Janar, 09:37
Astrit patozi o lodhur hajdut ik parazit
Përgjigju