Jo më kot instruktorja e Yoga-s Anilda, e cila ka jetuar për shumë kohë në Amerikë ku ka njohur dhe është diplomuar për këtë teknikë, ka preferuar ta sjellë në Shqipëri praktikimin e saj.
jk
(Foto: Gjatë praktikës së teknikës së Baron Baptiste)
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në A1 Report, Anilda na shpjegon efektet pozitive të kësaj tenike që ndikon në anën psikologjike dhe në trupin tonë.
Si është teknika e Baron Baptiste?
Baron Baptiste është një person i yoga-s që vjen nga një familje e yoga, ndër yogistat e parë. Teknika e tij është e panjohur në Evropë. Më tepër është e praktikuar në Amerikë.
Është një sekuencë e veçantë që është krijuar nga Baron Baptiste, e cila krijon afrimitet dhe një njohuri të Yoga-s më të thellë duke kërkuar në vetvete jo vetëm në anën psikologjike (meditimin) por edhe praktike në mënyrën e frymëmarrjes.
Çfarë efekti ka kjo teknikë tek ne. A arrijmë të dobësohemi prej saj?
Ka një efekt shumë të thellë mbi trupin dhe jo vetëm në anën psikologjike por edhe sesi komunikojmë me trupin. Në momentin që ne çlirohemi nga ana psikologjike dobësimi arrihet edhe në mëndjen tonë.
Teknikat e ndryshme të yoga-s ofrojnë mënyra të ndryshme drejt asaj që ne kërkojmë. Baron Baptiste është më tepër një yoga e fuqishme dhe arobike. Në momentin që një person hyn në mentalitetin e yoga ne futemi brenda hapësirës dhe bëjmë një invetar të problemeve që kemi.
Fillojmë me shprehjen “Futuni brenda vetes tuaj. Bëjeni tapetin mikun tuaj më të mirë”.
Çdo njeri që vjen praktikon yoga është në kërkim të asaj që i mungon. Dikush vjen për të gjetur qetësinë shpirtërore, dikush tjetër për t`u dobësuar.
Cilët janë personat që vijnë e praktikojnë yoga?
Yoga praktikohet nga çdo njeri. Ka një mënyrë fleksibiteteti dhe përshtatje për çdo moshë e për çdo problem.
Gjatë praktikës së saj ne ushtrojmë të njëjtën figurë por në pozicione të ndryshme duke e përshtatur në bazë të feksibilitetit të trupin tonë.
Cila është mosha ideale për të praktikuar yoga?
Në atë moment që do të ndiheni gati për të praktikuar yoga, ajo do ishte mosha ideale. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)