Panxhari i kuq është një ndër perimet më të shëndetshme, sepse është i pajisur me  vitaminë  C, por  ka edhe vitamina të tjera që ndihmojnë dhe përmirësojnë  shëndetin tonë.

Ai përmban gjithashtu dhe vitaminë A, hekur, kalcium, acid folik dhe janë gjithashtu një burim i mirë i potasiumit, magnezit dhe fibrave. Për më tepër panxhari përmban nitrogjen organik dhe flavnoide.

Është koha që të përdorni dhe të njiheni  me vlerat ushqyese që përmban  Panxhari i kuq:

Përmirëson shëndetin e zemrës:
Nitratet e shumta që panxhari i kuq mban ju ndihmon në mbajtjen e një shëndeti të mirë të zerës. Ky përbërës te panxhari prodhon oksid nitric, që është një gaz që ndihmon në hapjen e venave të gjakut. Gjithashtu kjo perime ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të ulë tensionin e lartë.

Redukton inflamacionet:
Një nutrient i quajtur betaine, që gjendet tek panxhari, ndihmon në mbrojtjen e qelizave, enzimave dhe proteinave të shkaktuara nga mjedisi. I njëjti përbërës redukton dhe inflamacionin, si dhe, mbron organet vitale dhe parandalon sëmundje të shumta.

Ul kolesterolin Panxhari përmban betacianin që është një antioksidant i fuqishëm që parandalon oksidimin e kolesterolit. Për më tepër parandalon formimin e pllakave në muret e zemrës, e cila ul rrezikun nga vuajtja e sëmundjeve kardiovaskulare siç është dhe ataku i zemrës/ Koha.net

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com