Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Gazetari Adriatik Doçi

1721766571_Screenshot4.png

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Report Tv i ka quajtur sekserë dy fëmijët e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin dhe Argitën. Doçi tha se Shkëlzeni ka marrë 700 mijë euro nga biznesmenë deri në vitin 2013 kur Berisha ishte në pushtet. Sipas Doçit, këto para i ka marrë për ndërhyrjet që ka bërë në favor të biznesmenëve tek i ati asokohe kryeministër. 

Ndërkohë, ndalur tek Argita Berisha, Doçi flet pêr të paktën 400 mijë euro që Argita ka marrë nga një Universitet privat në Prishtinë kur të atin e kishte kryeministër. Pasi Berisha humbi pushtetin, Doçi thotë se këto të ardhura bien me 90% dhe se ky është një detaj që ngre dyshimet për fatura fiktive. 

“Deri në 2013, Argita ka marrë 400 mijë euro të ardhura të dyshuara nga fakultetet private, të ardhura nga një fakultet nga Kosova. Pas 2013 këto të ardhura bien me 90%. Ai nuk është ky fakt që ngre dyshime për pagesa fiktive dhe pastrim parash. Shkëlzeni deri kur ishte në pushtet Berisha ka marrë si sekser mbi 700 mijë euro, sekser mes biznesmenëve që kishin hall për të zgjidh te Berisha, dhe ky duke qenë i biri zgjidhte hallin dhe ata sajonin pagës atë caktuara. Me këtë hetim do dokumentohen edhe këto raste nga ana e SPAK”, tha Doçi.


Lajmi kryesor:

Vila perandorake, Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër!

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër!