TIRANE - Ermal Doçi një nga 4 dëshmitarët e prokurorisë në gjykatë pranon se ka shkuar në Siri por sipas tij vetëm për të studiuar. Gjykata refuzon dëshminë e tij duke lënë në fuqi atë të dhënë muaj më parë në prokurori ku doci ka shpjeguar intinerarin Tiranë-Stamboll-Siri dhe personat e kontaktit mes tyre Gerdi Moravën.

Në dëshminë e Doçit lexuar nga prokuroria Elisabeta Imeraj, 25 vjecari ka rrëfyer se ai është nisur nga rinasi me 3 persona të tjerë aty ka qenë Verdi Morava i cili i ka dhënë një zarf me 700 dollarë e më pas me avion kanë udhëtuar në stamboll. 
Nga Stambolli drejt Sirisë kanë shkuar me taksi, e janë vendosur në një kamp në të cilin kanë takuar dhe Lavdërim Muhaxhirin, shqiptarin që konsiderohet si personi më i kërkuar dhe rekrutuesi i luftëtarëve të xhihadit në Kosovë e Shqipëri. 

Por i vënë përballë Moravës në seancën gjyqësore i riu deklaroi se pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë pasi ai është torturuar për të dhënë këto dëshmi pa ditur se çfarë ka firmosur.

Redaksia online
(A.R/shqiptarja.com)