Doçit të dyshuar për vrasjen në 
Holandë, italiani s’pranon krimin

Doçit të dyshuar për vrasjen në <br />Holandë, italiani s’pranon krimin
TIRANE - Vrasja e 6 prillit e kryer në Roterdam të Hollandës në dëm të shtetasit Durim Sula (Sulku) allias Ilirjan Sulku, ka çelur në Shqipëri një dosje tjetër hetimore, paralelisht me atë që është hapur nga drejtësia holandeze për këtë ngjarje.

Çelja e kësaj dosje, vjen pas dyshimeve që janë ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, se vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi, mund të jenë autorë të vrasjes së Durim Sulës allias Ilirjan Sulkut, i cili është vëllai i Besnik Sulkut, njeriut që kishte paguar italianin Salvatore Letizia, për të ekzekutuar Mentor Lufin. Dyshimet mbi dy vëllezërit për vrasjen në Holandë, janë ngritur pas verifikimit të tyre në sistemin TIMS, ku më konkretisht ata rezultojnë të kenë dalë në fillim të muajit Prill nga Rinasi në drejtim të Italisë. Ky udhëtim, sipas prokurorëve mund të jetë vazhduar edhe më tej deri në Holandë, ku dhe mendohet se kanë ekzekutuar shtetasin Durim Sula.

Ky i fundit është vrarë brenda makinës së tij “Smart”, teksa ishte duke folur në telefon. Autori pas vrasjes është ndihmuar nga një person tjetër, duke e larguar nga vendi i krimit me një automjet. Nisur nga dinamika e krimit dhe njëherësh duke parë dhe konfliktet që ka pasur xhaxhai i dy vëllezërve me viktimën Sula, prokurorët dyshojnë se vrasja e tij është bërë nga Markelian dhe Klevis Doçi. Por ende kjo nuk është faktuar dhe se sipas tyre ka vend për hetime të hollësishme. Të pyetur për këtë vrasje, dy vëllezërit kanë pohuar se nuk kishin dijeni.

Tabulatet telefonike
Për të hedhur dritë mbi vrasjen në Holandë, Prokuroria e Krimeve të Rënda do nisë verifikimet e tabulateve telefonike mes dy vëllezërve Doçi dhe xhaxhait të tyre Mentor Lufi. Sipas burimeve këto tabulate do verifikohen vetëm për periudhën para dhe pas vrasjes së shtetasit Sula. Të paktën nga dyshimet e deritanishme, Mentor Lufi mendohet se ka qenë porositësi dhe financuesi i vrasjes së rivalit dhe hasmit të tij Durim Sula allias Ilirjan Sulku.

Bashkëpunim për këtë vrasje prokuroria do i kërkojë dhe autoriteteve holandeze, të cilat nëpërmjet të dhënave që do u serviren nga pala shqiptare, do verifikojë qelizat telefonike dhe itinerarin e dy vëllezërve Doçi, nëse ata kanë hyrë në Holandë në ditët e para të muajit Prill, muaj kur është vrarë dhe shtetasi Durim Sula. Nëse provohet nëpërmjet antenave telefonike se dy vëllezërit kanë qenë afër vendit, ku u vra Sula, atëherë kjo provë vërteton dyshimet e prokurorëve të Krimeve të Rënda, se vëllezërit Doçi janë autorë të vrasjes në Holandë.

Italiani mbushi pistoletën
Salvatore Letizia, italiani që ishte paguar nga Besnik Sulku ka qëndruar i heshtur para hetuesve duke pohuar se vrasjen nuk e kishte kryer ai. Sipas tij, vrasjen e ka bërë miku i tij Besnik Sulku, teksa ishin duke ecur në trotuar. “Ishim duke ecur kur papritur Besniku ka parë një person të panjohur nga ana ime dhe ka filluar të qëllojë me pistoletë. Ai fillimisht ka hapur zjarr në drejtim të personit që qëndronte në sediljen e parë dhe më pas në drejtim të shoferit. Po në këtë moment unë jam goditur nga një automjet dhe jam rrëzuar në tokë, duke mos parë asgjë pastaj”-ka rëfyer Italiani.

Por ndryshe nga sa ka rrëfyer në polici Letizia, pamjet filmike të sekuestruara tregojnë se italiani ka mbushur menjëherë pistoletën që mbante në brez dhe më pas ka filluar të qëllojë shumë shpejt në drejtim të Mentor Lufit dhe shoferit të tij. Një tjetër provë që rrëzon alibinë e shtetasit italian, që mendohet se është i lidhur me organizatën mafioze “Kamora” ështe dhe faktorët biologjike të barutit që ju gjetën në duar dhe rroba. Letizias, ju gjet në xhepin e xhupit dhe një fotografi e Mentor Lufit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb