Doda: Marrim 7-10 mandate
PDIU nesër pjesë e qeverisë
PDIU synon të marrë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 7-10 deputetë në Kuvendin e ardhshëm. Kështu u shpreh deputetja e PDIU dhe njëherazi Sekretare e Përgjithshme e kësaj force politike, e ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv.
PDIU synon të marrë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 7-10 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.
Kështu u shpreh deputetja e PDIU dhe njëherazi Sekretare e Përgjithshme e kësaj force politike, e ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv.
"Minimumi parashikojmë 7 mandate. Nga 7 deri në 10 deputetë do t'i marrë PDIU në zgjedhjet e 25 qershorit", u shpreh Doda.
Sa i takon koalicionit paszgjedhor, Mesila Doda u shpreh se PDIU do jetë forcë kryesore e qeverisjes së nesërme.
"Ne kemi deklaruar që do jemi pjesë kryesore e qeverisë së nesërme, por me çdo forcë politike që do bashkëpunojmë do veprojmë në bazë të programeve", tha më tej kandidatja për deputete e PDIU, Mesila Doda.
"Shkarkimi i Drejtorit të PDIU, urdhër politik"PDIU ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, Ervis Xhelo, se ishte angazhuar në fushatë gjatë orarit të punës.
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU dhe njëherazi kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, Mesila Doda, u shpreh se urdhri për shkarkimin është politik dhe i paligjshëm. Sipas saj, urdhëruesit kanë frikë nga pesha e PDIU në Qarkun e Elbasanit.
“Jam e bindur se drejtori në fjalën nuk është angazhuar në fushatë. Do ndjekim të gjitha hapat ligjore. Mendoj se janë urdhra të kundraligjshme, pasi drejtori nuk ka marrë asnjë ditë në fushatë dhe nuk është kërkuar.
Është vendimmarrje politike dhe e kundraligjshme nga ata që kanë frikë PDIU-në atje”, u shpreh Doda.
"Tahir Muhedini i PDIU do jetë deputet në Vlorë"Mesila Doda tha se kandidati i PDIU në Qarkun e Vlorës, Tahir Muhedini do jetë deputeti i ardhshëm i këtij qarku.
Sipas saj, komuniteti çam nuk do votojë për Vangjel Dulen, të cilin e akuzoi se i ka fryrë ndasive kombëtare, që kandidon në listën e PD.
"
PDIU do ketë mandatin e saj të deputetit në këtë qark.
Tahir Muhedini do jetë deputet dhe komuniteti çam nuk është çmendur që të votojë Vangjel Dulen", tha Doda.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35