Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, ka postuar në rrjetin social Facebook, një foto nga aksi nacional Fier-Gjirokastër. Doda ngre shqetësimin e gjendjes në të cilën ndodhet kjo rrugë prej vitesh të tëra, ndërsa kritikon institucionet shtetërore për neglizhencën e treguar.
 
"Nuk është shkretëtirë në Afrikë, është rruga kombëtare Fier-Gjirokastër. E njëjta gjendje e turpshme për shumë vite. Nuk di se si disa zyrtarë dhe qeveritarë mendojnë se mund të flenë gjumë për një mandat të tërë. Turp i madh të hysh e të dalësh, e veç të luash derën...Njerëzit maten nga veprat e tyre", shkruan Doda në Facebook.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com