TIRANË - Kryetarja e LDGSH-së, njëkohësisht deputete e PD-së, Mesila Doda, ka shtruar nevojën e ndryshimit radikal në sistemin politik shqiptar.
Nevoja për ndryshime radikale në sistemin tonë politik, shkruan Mesila Doda në statusin e saj social Facebook, duke sjellë një paketë kërkesash të renditura në shtatë pika si, dekriminalizimi i politikës, ndryshimi i sistemit zgjedhor, zgjedhja e presidentit nga populli, denimi ekstrem i korrupsionit dhe rritja e nivelit të demokracisë etj.
"Dekriminalizimi i politikës, drejtësisë dhe administratës nga krimi i djeshëm dhe i sotëm, nga krimi politik dhe ordiner, ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe infrastrukturës zgjedhore, krijimi i mundësisë për votimin e listave të hapura për kandidatët për deputet dhe përmirsim rrënjësor i teknologjisë në administrim dhe numërim, zgjedhja e presidentit nga populli, reformë jopolitike në sistemin e drejtësisë, dënim ekstrem korrupsionit dhe krimit, veçanërisht në sferat e larta të vendimarrjes etj. Po ashtu, kerkohet rritja e përfaqësimit të gruas në politike jo me pak se 40%, rritje e nivelit të demokracisë direkte nëpërmjet krijimit të një tradite të kryerjes së referendumeve për çeshtje të rëndëshme për popullsinë lokale dhe në nivel kombtar", shkruan Doda në rrjetin social lidhur me paketën e ndyshimeve në sistemin politik shqiptar. /ATSH/