Doda:Obelisqet nuk përqeshen
e as dënohet me shkatërrim

Doda:Obelisqet nuk përqeshen<br />e as dënohet me shkatërrim
TIRANË - Përmes rrjetit social ‘Facebook’ deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me prishjen e obeliskut në Kavajë.
 
Duke iu drejtuar Ramës ajo shprehet se prania e obelisqeve moderne, nuk përqeshet e as dënohet me shkatërrim, por quhen obelisqe moderne.
 
“Obelisku si ai që shëmbe bashkë me Visin, sepse siç pohon ti vetë nuk të pëlqente, nuk ishte realist...nuk kishte asfare të bënte as në filozofi e as në stil me realizmin, por me një përkujtimore të stilit modern, për të cilën mund të ketë mendime të ndryshme lidhur me stilin dhe cilësinë e veprës që shkojnë nga mospëlqimi total e deri në vlerësime të larta subjektive, por nuk I japin kurrkujt të drejtën të përdorin rruspat dhe tritolin, të paktën jo një ish-artisti.”- shkruan Doda.
 
Gjithashtu ajo shton se njerëzit që ishin dje në atë shesh për të protestuar janë plejada e burrave dhe grave që kërkuan dhe vazhdojnë të shpresojnë për një realitet tjetër shumë më të mirë në këtë vend.
 
“Arroganca dhe urrejtja që ti mbjell në fjalën dhe në veprimin tënd, do sjellë pashmangshmërisht mbarimin e pushtetit...nxitimi yt për të shpalosur cinizmin dhe arrogancën do e shpejtoje këtë ditë.”-shkruan ajo duke iu drejtuar kryeministri Rama.

Statusi i plotë i deputetes Mesila Doda në rrejtin social 'Facebook'
Të mundi Baba, Edi, të mundi!!!
Është bërë zakon që kur diçka s'na shkon fillojmë e hedhim tym e stërkala fyerjesh e pështymash mbi mëkatarët që guxojnë e ngrihen kundër midesë së Sulltanit.

Sulltani I rradhës me të cilin sot jam e shtrënguar të debatoj, me të njëjtën frekuencë ironie, sarkazme dhe fyerje me të cilën ai disponon ligjëratën e tij virtuale, është as më shumë e as më pak, kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, njeriu të cilin shqiptarët e kanë zgjedhur për ti drejtuar e jo për ti fyer e as për ti agresuar.

Zoti Kryeministër! Më së pari po merrem me thelbin e shqetësimit tënd...A përfaqësojnë antikulturë obelisqet në përgjithsi, e ai I Kavajës në veçanti? Si njeri I artit që ke qenë e din fort mirë se prania e obelisqeve është e kudondodhur në planetin tonë. Nis si një prani e kulturës egjiptiane në kryeqytetet e Europës dhe transferohet deri në ditët tona ku prania e obelisqeve moderne, nuk përqeshet e as dënohet me shkatërrim, por quhen obelisqe moderne. Do mund të vazhdoja me periudhat e mëpasme ku dhe kur gjenden dhe si ndryshojnë në kohë, përmasa dhe forma obelisqet , por druaj se do humbja objektin kryesor të këtij shkrimi që nuk është I natyrës estetike. Nga ana tjetër nuk besoj se ke dashuri për leximin pasi nëse do kishe patur kureshtjen dhe modestin e intelektualit dhe artistit mirfilli, nuk do kishe kput kto “dokrra hini”.

Flet për të ashtuquajturin “realizëm demokratik” dhe ky është një neologjizëm i gjuhës shqipe që e sjell për të treguar varfërinë intelektuale të pushtetmbajtësve pararendës. Për ata që të votojnë më duhet të shpjegoj që realizmi është një rrymë arti që dominoi pjesën më të madhe të Europes në shekullin e 19, dhe në thelbin e vet ka përshkrimin me sa më shumë vërtetësi të realitetit. Pikturat dhe skulpturat shqiptare të shekullit të kaluar janë të vulosura fort nga realizmi I tablove sociale të zbukuruara e të sheqerosura më së miri, poezia dhe proza shqipe kopjonin stilin e letërsisë franceze të shekullit të mëparshëm por duhej medoemos të pasqyronin realitetin e lumtur (pak a shumë, atë që bën ti sot nëpër edicionet e lajmeve), dhe kjo krijimtari u quajt “realizmi socialist”. Tash që të mos vdesësh injorant, obelisku si ai që shëmbe bashkë me Visin, sepse siç pohon ti vetë nuk të pëlqente, nuk ishte realist...nuk kishte asfare të bënte as në filozofi e as në stil me realizmin, por me një përkujtimore të stilit modern, për të cilën mund të ketë mendime të ndryshme lidhur me stilin dhe cilësinë e veprës që shkojnë nga mospëlqimi total e deri në vlersime të larta subjektive, por nuk I japin kurrkujt të drejtën të përdorin rruspat dhe tritolin, të paktën jo një ish-artisti. Ndaj vepra e shkatërrimit së cilës I dole vet për zot, nuk të fut ndër personat me shije të hollë por ndër harbutët si ata që dikur shpiknin autoritetin e censurës.

Sqaruar faktin se “realizëm demokratik”, është një neologjizëm I shpikur prej teje për të ironizuar personat që ke përkundruall më duhet të them dy fjalë për Sigurimsat e vjetër dhe Deputetët që protestojnë për shkatërrimin që ti I bën simboleve post-diktaturë. 

Ti e din më mirë dhe më shumë se të tjerët, që njerzit që ishin dje në ate shesh për të protestuar janë plejada e burrave dhe grave që kerkuan dhe vazhdojnë të shpresojnë për një realitet tjetër shumë më të mirë në këtë vend. Ti e din që kërrkënd prej tyre nuk mund ta qasësh me qënjet pa dinjitet dhe pa kurajo, si ata shallat e pionierit e thasët e drogës që ti mban rreth e rrotull. Ne nuk jemi bijtë e shekullit të vjetër, që mbajmë fort copat e obeliskut që ty të kanë fyer aq shumë shijën namuzqare prej artisti impresionist. Ne jemi zëdhënës të një brezi që besoi idealisht e fort tek liria, jemi brezi që u zhgënjye, që u përbuz që u godit edhe për këtë arsye, që sot e gjithë ditën anatemohet për këtë mosbindje kokfortë ndaj më të fortit e ndaj abuzivizmit, por që ti do e kesh përballë sa herë të bësh aleancë me thasët e drogës e të trafiqeve njerzore për të vulosur etjen tënde për pushtet pa kufi, për hakmarrje e për arrogancë ndaj më të dobtit. E në mos ta kanë thënë dhe të tjerët, fantazia të qenka bjerrur fort kur studentët e dhjetorit të duken si kostumet e teritalit të Gramozit...a konsomolasit e rinisë me në krye Xhafën tënd të para do kohësh...

Z. Kryeministër! Këto janë vitet e para e të veshtira të një opozite që po kërkon të gjejë një mënyrë të re moderne, bashkëegzistence e frymëmarrje lirie mes të ndryshmeve, sepse kjo është dhe kjo duhet te jetë e djathta, individualitet dhe liri. Në këto kohë është shumë e vështirë që unë të them se kur do ndodhë, por dije që arroganca dhe urrejtja që ti mbjell në fjalën dhe në veprimin tënd, do sjellë pashmangshmërisht mbarimin e pushtetit...nxitimi yt për të shpalosur cinizmin dhe arrogancën do e shpejtoje këtë ditë. 

Për ti përmbyllur këto rreshta që I kërkove ti vetë me gjuhën prej arroganti manipulator e artisti sqimatar, do të them dhe dy fjalë për hallin që të ka zënë ty vetë.

Ti je kryetar I një partie që nuk e don, nuk e ke dashur kurrë, ndaj nuk ke një po as edhe një ministër të vetëm prej partisë tënde, po janë prej oborrit tënd, prej miqve dhe njohjeve të tua personale. Ti ke mbetur në kapërcyell mes dëshirës për rebelim dhe adhurim ndaj asaj që ti përfaqson në historinë tënde politike dhe personale. Bir I përkëdhelur I një rregjimi kriminal, por që tentove ti ngrihesh kundër e ta godisje...Të mundi Edi, Baba të mundi...Sot je bërë si setrat e kuqe, ministrat dhe deputetët e tu të përkulen para qoftlargut, ti vetë I ven rruspat kundershtive të tua gjoja estetike por që janë simbolet e post-Babës, e përpos të tjerave lëshon fjalë të poshtra e të shëmtuara për ato që të rrijnë përballë...Të mundi Baba, Edi...e më së fundi...a është me qoftlargu Baba, apo tash I thërret komandant????

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën