Doda: Padurimi - këshilltari më
i keq i ministrave të Ramës

Doda: Padurimi - këshilltari më<br />i keq i ministrave të Ramës
TIRANË – Deputetja demokrate Mesila Doda i ka konsideruar si “pjella të padurimit”, takimet e punës së qeverisë së ardhshme “Rama”.
 
Doda e ka publikuar në Fb, opinionin e saj nisur nga takimi i ministrit të ardhshëm Saimir Tahiri me homologun e tij italian dhe ajo ngre hipotezën:

“Po sikur....Meta të tërheqë mbështetjen; Edi Rama të besojë se ka një kandidaturë tjetër më të mirë, kandidatura të mos kalojë dot në Parlament a në Presidencë...Për çfarë dhe me ç'tagër e bëri takimin?!

Këto janë të vetmet raste kur Kryeministri turk takon një homolog “në të ardhmen” - kur ministri i Brendshëm italian takon një kandidat për homolog “në të ardhmen.”

E më tej, Doda thekson: “Përtej faktit që këto takime janë formalisht jokorrekte - si të paveshura me fuqi ligjore dhe kushtetuese -  nga ana substanciale janë thellësisht të difektuara.
 
Kjo që po shohim,” - përfundon ajo, - “është një skenar,  pjellë e padurimit dhe dihet që në politikë ky është këshilltari më i keq.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë