Deputetja demokrate Mesila Doda e ka cilësuar absurd vendimin e grupit Parlamentar të PD-së për t’i hequr të drejtën për të qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve dhe përgatitjes së fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës.
 
Ky vendim ka ardhur pasi Doda votoi pro heqjes së imunitetit të deputeteve Tom Doshi e Mark Frroku të kërkuar nga prokuroria shqiptare. E ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në A1 Report, Doda tha se pret nga PD-ja që të kërkojë ndjesë publike.

Doda tha se nuk merr pjesë në mbledhjet e grupit të PD-së dhe kjo deri në përfundim të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Sa i përket procesit të dekriminalizimit deputetja Mesila Doda tha se është bërë si çamcakëz që e përmendim gjithmonë politikanët por deri tani nuk është larguar asnjë i inkriminuar. 


Intervista e plotë e deputetes Mesila Doda

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, çfarë parashikohet?

U fut koncepti i 50%, që ka filluar të implementohet në vende të ndryshme të botës. Ka një ardhje të barabartë, të paktën në gjini duhet t’i kemi dy gjinitë të përfaqësuara. Ky ndryshim është i vlefshëm për këshillat Bashkiak, për Parlamentin nuk pranuan. Ky sistem zgjedhor që kemi  ne ka përfunduar, ka shumë probleme.
 

Kuotat 50 me 50 frenojnë një lloj gare?
Unë mendoj se është një sferë e shtetit, e punës në këtë vendin tonë që burrat dhe falë një mentaliteti kanë marrë pjesën më të fuqishme. Pjesa e kuotave ka një filozofi të përhapur në botë. Gratë e Parlamentit ndërmorrën një nismë që ka si synim rritjen e përfaqësimit të grave. Këtu ka garë dhe ka garë shumë të fortë. Në partitë tona është futur 30%, në të gjitha rastet ne jemi votuar dhe kemi marrë vota njësoj si burrat, por ka një trashëgimi jo të mirë politike në këtë drejtim. 

Në politikë nuk futesh përmes kuotave, ju personalisht apo zonja Dade, Kodheli keni hyrë falë aftësive tuaja. A po prodhojmë lloje të tjera marionetash?
Ky është një justifikim fyes. Sa burra mbani mend nga Parlamenti, ku janë këta burra? Sot në Parlament janë 27 gra, e shumicën i dini. Shumë më tepër gra i dini emrat e tyre. Problemi është sistemi. Ne nuk i zgjedhim njerëzit që janë më të dashur. Burrat dhe gratë futen në garim dhe marrin votat e tyre. Sot ka gjitha ata burra që s’duhet të ishin në Parlament.

Ju për shembull do shkoni të kuroheni tek një mjeke që e ka marrë postin nga pëqrfaqësimi?
Ky sistem është i falimentuar, që do të thotë se do dali personi që është i fortë ose ai që do kryetari. Duke shkuar drejt kësaj jemi në këtë Parlament që kemi sot. Është jetike që të ketë lista të hapura. Në Kosovë ky sistem funksionon më së miri. 

Dy partitë e mëdha i kanë bërë publike një pjesë të mirë të kadidatëve të 21 qershorit. Në procesin e dekriminalizimit si i shikoni emrat?
Do ishte e udhës që të bëhëj një apel tjetër nga ndërkombëtarët. Tani ka përfunduar si çamçakëz që e përmendim gjithmonë sa herë duam por nuk është bërë largimi i asnjë politikani të inkriminuar nga Parlamenti. Kishte një reagim sot për një kandidat, pra tentohet që me aëë të procedurave po iu jepet një amnisti perosnave që kandidojnë.
 
Si duhet të zgjidhet?
Unë mendoj që çështja që kemi folur, çështja e rregullimit të kritereve për ata që kandidojnë për poste kaq të larta. Këta persona më reformën e re janë shumë më me pushtet se një deputet i thejsht. Duhet të ketë një filtër të një lloji të lartë. Kriteret janë për të gjitha njëlloj. Përfundimi është se rezoluta ka përfunduar në një copë letër që s’ka vlerë. E kanë votuar edhe ata që do dikriminalizoheshin madje. 

5pyetje

Është dhënë leje për arrestimin e dy deputetëve…
Po është dhënë leje për arrestimin e dy deputetëve, po nuk iu është hequr mandati. Duhet që të lëmë drejtësinë e të shpresojmë tek kjo drejtësia jonë që është e korruptuar. Është bërë themra e Akilit e këtij sistemi që kemi. Në mënyrë të çuditshme flen bashkë drejtësia dhe korrupsioni. Problemi është aty ku nuk do duhet të ishte. Vetëm ndërkombëtarët mund të rregullonin gjithccka, do duhet të ndryshojë dhe sistemi i drejtësisë, është ai që do duhej të ndryshojë i pari. Ndërkombëtarët kërkojnë rezultate konkrete.
 
A e dinit se kishte një vendim grupi për të mos marrë pjesë në votim për heqjen e imunitetin e dy deputetëve?  
Unë e kam bërë një shpejgim dhe i përmbahem atij. Do votojë çdo imunitet që do vijë për çdo kërkesë arresti. Unë e quaj absurde atë që ndodhi, për më tepër një javë më vonë PD erdhi dhe votoi. Pres të ketë falje publike. Unë nuk respektoj lojëra të tillë, ose jemi për pastrimin e politikës, ose nuk je. Lojëra që dikush bëhet më i mirë se luajnë lojëra të momentit të fundit. 

A keni pasur pasoja?
Ato që i kanë marrë vesh publiku, u hoqa nga zona ku isha përcaktuar, tre minuta pasi unë kisha votuar. Unë nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e grupit. Për çdo lloj vendimi apo pozicioni do pres dhe atë që do ndodhi në zgjedhjet lokale. Nëse ka një vendim unë do vij dhe do ua them. Nuk kam ndërmend të shkoj në një vend që jam e  padishëruar. Kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur. Pasi kërkova interpelancë me Kryeministrin për armët kimike më morri në telefon kryetari i Grupi dhe më foli me arogancë. Herën e dytë për ligjin e dosjeve më quajtën marioneta, ndërkohë që sot e mbojnë. Dhe kjo hera e tretë.
 
Po flitet sikur ju do kaloni nga PS…
Zoti Babaramo mos më bëni të nxjerr një lajm që nuk është i vërtetë. Këto janë thashetheme. Vendimet janë përsonale dhe unë nuk kam marrë ende asnjë vendim. 

Po e shtyni këtë?
Do të flas më datën 22 qershor unë për këtë.

Një nga argumentet që keni dhënë është që ju risillni atë ligj që është sjellë si antikushtetues vite më parë.
Në fakt është një punë e bërë mbi një draft, por problemi qëndron në gabimet që janë gjetur nga gjykata kushtetuese dhe nuk bëhet fjalë për ndërprerje të mandateve. Kush janë problemet që qeveria nxitoi dhe solli më shpejt një propozim? Këtu nuk bëhet fjalë për ndërpreje të mandateve por për lënien e mandateve drisa të përfundojë procesi. Ajo që ka ndodhur është se anashkalohet dekriminalizimi dhe lustracioni i lihet në dorë titullarit. Është një punë paralele dhe e kam thënë që për këtë paguajnë taksapaguesit dhe ndaj duhet pyetur shoqëria civile. Thonë që kështu ka ndodhur dhe në Gjermani por çështja është se në Gjermani ligji i lustracionit ka arritur deri tek mësuesit gjë që tek ne nuk ka për të ndodhur. Në Gjermani u kuptua se cilat ishin ndryshimet mes propozimit dhe projektligjit. Nga projektligji do të vendoset se çfarë do të bëhet më vonë. Nga drafti do të duhet të ndryshojnë shumë gjëra mes të tjerash edhe ajo e dëmshpërblimeve. Do ketë disa hapa që do e pasojnë miratimin e ligjit të lustracionit. Qeveria  kështu duhet të veprojë, nëse nuk e bën kjo është zgjedhja e tyre. Zgjedhja jonë është ti shkojmë deri në fund. Komisionet drejtohen nga njerëz që preken direkt nga ligji i lustracionit.  Kriminelët e vjetër nuk janë më të mirë se kriminelët e rinj. Personat e lidhur me krimin por edhe ata që kanë marrë pjesë në të shkuarën. Hapja e dosierëve mund të jetë si hapja e 30 lekëshve sepse të mëdhenjtë nuk mund të preken nga kjo dhe kështu siç kanë ardhur ligjet nuk preken sërish të mëdhenjtë.

Kjo domethënë që nëse hapet dosja e vrasjes do hapet dhe ajo e xhelatit?
Jo nuk do të ndodhë sepse emri i urdhëruesit do të jetë i fshirë.

Kështu është edhe në ligjin gjerman?
Po kështu është dhe atje. Tregohet vetëm ngjarja se çfarë ka ndodhur.

Sot është diskutuar projektrezoluta. Si ju dukën ju propozimet e eurodeputetëve?
Unë i hodha një sy dhe s’mund të them se e kam parë imtësisht por kjo ka vënë theksin tek ato që folëm më parë. Më vjen keq se po të kishte kaluar më shpejt kodi elektoral do të ishte diskutuar edhe ai. Problematikat që sjell duken korrekte.

Deklarata e Ramës lidhur me bashkimin kombëtar si është?
Ç’të të them unë jam njeriu më i papërshtatshëm për këtë. Jemi dy shtete shumë të vogla dhe një komb. Kështu siç funksionon do ta kemi të vështirë të fuqizohemi. Është e vështirë të thithim investitorë. Është e pamundur juridikisht që të bashkohemi në kufij. Unë kam propozuar që të heqim barrierat mes dy vendeve, të heqim doganat , të përdorim të njëjtën monedhe dhe të kemi të njëjtin sistem arsimor. Kjo do na japë mundësinë që të bashkohemi.

Të njëjtën gjë bënte dhe Berisha kur si kishte punët mirë?
Jo nuk besoj se kjo nuk është çështje që trajtohet si plaçkë ka nga ata që e bëjnë por ky nuk është rasti konkret.
 
PD është duke humbur aleatët, PDIU, FRD. Si e shihni këtë?
Edhe për këtë do të flas pas zgjedhjeve. Kur Basha solli programin premtoi bashkim të së djathtës. Le të shohim çdo të bëjë deri në zgjedhje.

Bashkia e Tiranës, pas dy kandidaturave të fundit që të dy u kthyen ne lider të partive politike, mendoni se Bojaxhiu është zgjedhje e mirë?
Unë besoj se ka vend për të gjithë. Bojaxhi merr vota edhe majtas edhe djathtas. Sistemi është i anatemuar ndërkohë që duhet të jetë i lirë.  Çdokush mund të kandidojë dhe të shohë pastaj se sa mund të përfitojë nga e gjitha kjo.  Unë mendoj se edhe zotit Bojaxhi i duhet dhënë kjo mundësi.


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)