Doda, sërish rebelim ndaj Bashës:
S'mund të bëjë opozitë për ne Ruçi

Doda, sërish rebelim ndaj Bashës:<br />S'mund të bëjë opozitë për ne Ruçi
“Njerëzit e Olldashit i larguan nga PD, Ruçi s’mund të bëj opozitë për ne”. Deputetja demokrate Mesila Doda vijon të jetë kundër vendimit politik të kryetarit Basha për bojkot, duke kërkuar me çdo kusht rikthimin e opozitës në Kuvend. Në një reagim në media, Doda shprehu bindjen se opozita nuk mund të ekzistojë vetëm duke reaguar në mënyrë virtuale ndaj atyre që ndodhin dhe aq më tepër të bëj sehir kur opozitën në Kuvend e bën Gramoz Ruçi.

“Unë e kam thënë e përsëritur shumë here se bojkoti nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e politikës moderne shqiptare. Vendi ka nevojë për opozitë reale, politika ka nevojë për përballje të forta në parlament dhe largimi nuk e forcon staturën politike të një force politike, por e bën atë më vulnerabël përballë elektoratit të saj, interesat e të cilëve do duhet të mbrojë fort në parlament, por edhe përpara opinionit ndërkombëtar. Opozita nuk mundet të ekzistojë virtualisht, në rrjetet sociale apo akoma më keq, të bëj sehir teksa në parlament opozitari më i thekur del Gramoz Ruçi, siç ndodhi këtë të enjte, sepse nga ky moment, roli i saj pushon së qëni”, deklaroi Doda.

Për deputeten demokrate përballja energjike me mazhorancën do të rriste kapitalin politik të opozitës, duke transmetuar edhe një tjetër frymë në opinionin publik. Duke mos qenë aspak dakort me vendimet e marra nga kreu i PD-së Basha, deputetja demokrare thekson se vendimet për bojkot duhet të merren në mënyrën kolegjiale brenda grupit dhe jo si inisiativë personale e kryetarit. Doda bën me dije edhe faktin se shumë prej përkrahësve të Sokol Olldashit janë larguar nga kryesia aktuale. “Shumë prej përkrahësve të Sokolit, dhe jo vetëm, nuk e kanë gjetur veten në strukturën e re. Këto janë rrjedhoja shpeshherë të pakujdesive të personave të caktuar me këtë detyrë apo formave organizative të reja e të paprovuara më parë apo dhe dashakeqësisë që nganjëherë transmetohet nga nivelet drejtuese organizative”, deklaroi Doda. 

*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS