Dodik: Kurti vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan! Nuk respekton marrëveshjet e firmosura

Dodik: Kurti vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan! Nuk respekton marrëveshjet e firmosura

Milorad Dodik, president i republikës 'Srpska' në Bosnjë Hercegovinë

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan, duke shmangur detyrimet ndërkombëtare dhe duke shtrembëruar faktet jo vetëm të së tashmes, por edhe të së kaluarës.

Në një invervistë për një media vendase, Dodik është pyetur për deklaratën e Kurtit ku ai krahasoi Republikën Srpska dhe Unionin e Komunave Serbe që kërkohet të formohet në veri të Kosovës. Dodik tha se Asociacioni i Komunave Serbe është pjesë e marrëveshjes së firmosur në Bruksel të cilën Kurti nuk dëshiron ta zbatojë edhe përse ka karakterin e një detyrimi ndërkombëtar.

Dodik theksoi se Republika Srpska nuk u krijuar si përgjigjie e pakicës së serbëve në Bosnjë Hercegovinë por si përgjigjie e njerëzve që përbëjnë një shtet ku kanë jetuar prej shekujsh dhe ku do vazhdojnë të jetojnë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzon të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë Kurti parashtroi 6 kushte për ta pranuar një marrëveshje të tillë.

Kushtet e Albin Kurtit: 

  1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
  2. Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
  3. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
  4. Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
  5. Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
  6. Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 05/02/2023 17:14

    Ankohu tek Edvin shkjau shqipfolës o fashist i pështirë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën