Dodik lavdëron Vuçiçin për zvarritjen e dialogut me Kosovën: Po zbaton taktikën e duhur! Serbët nuk besojnë premtimet e BE dhe SHBA

Dodik lavdëron Vuçiçin për zvarritjen e dialogut me Kosovën: Po zbaton taktikën e duhur! Serbët nuk besojnë premtimet e BE dhe SHBA

Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik ka lavdëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për zvarritjen që ky i fundit po i bën procesit të dialogut me Kosovën duke e zvarritur pa arritur asgjë në realitet.

Ai tha se të dërguarit e SHBA dhe BE e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre që Serbia të pranojë humbjen e Kosovës, ndërsa Vuçiç po i zvarrit ata duke mos i refuzuar por gjithashtu duke mos i zbatuar kërkesat e tyre.

“Nuk mund të rrëmbesh diçka. Amerikanët dhe europianët e kanë ekzagjeruar, do të donin që Serbia ta duartrokiste ikjen e Kosovës, por kurrë nuk kanë ofruar asgjë, përveç disa perspektivave të rreme për BE-në. Ka pasur shumë presion mbi Vuçiqin, sipas sistemit merre-ose-lëre. Në atë rast, ju gjithmonë e merrni atë, vetëm për t’u penduar. Ajo histori do të vijë sërish, të huajt përdorin metoda të ndryshme. Nëse do të më ofronin, do të hiqja menjëherë gjithçka. Vuçiq ka metoda të tjera, ai taktikon dhe i zvarrit gjërat derisa të çojë gjithçka në kotësi. Kush e përmend Ohrin tani?”, tha Dodik.

Mes të tjerash, Dodik tha se do të vijë një moment kur serbët do detyrohen të reagojnë ndaj ndërkombëtarëve duke mos pranuar premtimet e tyre që sipas udhëhqeësit serb të Republikës Srpska, janë thjesht mashtrime.

“Do të vijë një moment kur populli nuk mund ta bëjë më dhe serbët do të thonë lamtumirë, Kosova është pjesë e Serbisë dhe ju bëni çfarë të doni, sepse na keni mashtruar çdo herë”, tha Dodik.

Ai e krahasoi Kosovën me Republikën Srpska me synimin që ta bëjë këtë entitet të pavarur duke kërkuar tërheqjen e trupave të huaja nga Bosnja Hercegovina.

 “Ose do të fillojë tërheqja e të huajve nga Bosnjë e Hercegovina, ose ata do t’i futin trupat e tyre këtu”, tha Dodik.

Dodik njihet për qëndrimet e tij anti-perëndimore, ndërsa vetë është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe cënim të stabilitetit të shtetit ballkanik me qëndrimet e tij radikale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja