Presidenti rus Vladimir Putin falënderoi presidentin i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, për qëndrimin neutral ndaj Ukrainës. Kështu shkruan agjencia e lajmeve ruse, Ria Novosti, duke saktësuar se takimi i dy liderëve është zhvilluar sot në Moskë.
"Ne u jemi mirënjohës për pozicionin tuaj neutral ndaj ngjarjeve në Ukrainë. Vetëm një pozicion i tillë mund të çojë në një lloj vendimi pozitiv" tha Putin, citon agjencia e lajmeve ruse.
![]()
Vizita e Dodik në Moskë është kritikuar nga Bashkimi Europian, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters shkruante dje se në takimin e sotëm pritej të diskutohej edhe çmimi i gazit dhe ndërtimi i një tubacioni të ri të gazit nga Rusia.
Bosnja merr gazin rus nëpërmjet Serbisë dhe Bullgarisë nga gazsjellësi nënujor Turk Stream.
Në janar të 2023 udhëheqësi serb i Bosnjës nderoi presidentin rus Vladimir Putin me medaljen më të lartë të nderit për “kujdesin dhe dashurinë e tij patriotike” për gjysmën e Bosnjës të kontrolluar nga serbët.
Medalja u dha me rastin e “ditës së Republikës Srpska”, e cila është konsideruar e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.
Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Dodik, ka mbajtur lidhje të ngushta me Putin pavarësisht luftës së Rusisë në Ukrainë dhe kjo është kritikuar shpesh nga Bashkimi Europian.

