Dodik paralajmëron shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë

Dodik paralajmëron shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë

Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, foli më 23 prill në ngjarjen për të shënuar Ditën e Përkujtimit të 700.000 viktimave të krimeve të ushtashëve në kampin e përqendrimit të Jasenovacit, ngjarje që u mbajt në Donja Gradina.

Ai foli për këto krime, i krahasoi ato me krimet e luftës së fundit në territorin e Jugosllavisë së atëhershme dhe foli për shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë.

“Ne jemi këtu nga Republika Sërpska sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse është e drejta jonë dhe historia jonë. Shekulli i kaluar ishte shekulli i vuajtjes serbe dhe ky shekull do të jetë shekull i bashkimit të serbëve”, tha Dodik, raporton Beta.

“Shteti është fjalë kyçe në lirinë tonë dhe prandaj ne duam që qartazi ta themi se nuk ka iluzione apo kërcënim për këdo kur Republika Sërpska shpreh vullnetin e saj popullor për të formuar shtetin e vet, sepse ne nuk mund të jetojmë në Bosnjë e Hercegovinë, shtet që na shtyp ne dhe kërcënon liritë tona”, tha Dodik para të pranishmëve.

Ai vlerësoi se serbët “nuk mund të mbijetojnë në këto zona, nëse Republika Sërpska nuk bëhet e pavarur në vitet në vijim”.

“Ne do ta bëjmë Republikën Sërpska një shtet në paqe, pa konflikte dhe luftëra. Ne nuk mund të jetojmë në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Dodik, duke shtuar se nuk ka asgjë kundër boshnjakëve dhe kroatëve.

Dodik po ashtu tha se serbët ishin viktimat më të mëdha të shekullit të kaluar, fillimisht të Luftës së Parë Botëtore, por edhe të luftërave që shpërthyen gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ai bëri një sërë akuzash ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë në Bosnje, të cilët ai i quajti “fundërrina”, duke theksuar se ata dëshirojnë të marrin pronat nga serbët në Republikën Sërpska.

Dodik tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe diplomatët nga shtetet perëndimore “barazojnë krimin në Srebrenicë me vuajtjet në Jasenovac, sepse nuk janë të njëjta”.

“Ju që jeni nga Amerika dhe Evropa kurrë nuk keni thënë se këtu është kryer gjenocid kundër serbëve, por ju jeni të gatshëm të përdorni gjithçka që keni, nga bombat NATO-s, për të justifikuar veprimet që keni kryer në vitet ’90, duke punuar në shpërbërjen e Jugosllavisë”, tha Dodik.Lideri i serbëve të Bosnjës përsëriti se në Srebrenicë nuk është kryer gjenocid, por tha se atje ka ndodhur krim për të cilin janë përgjegjës individë.

Dodik u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve perëndimore që të pranojnë qëndrimin se serbët nga Republika Sërpska “nuk mund të jetojnë në Bosnjë e Hercegovinë”, sepse, siç tha ai, “koncepti i shtetësisë në Bosnje është një projekt anti-serb, që synon të eliminojë popullsinë serbe nga këto zona”.

Ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar mund të dërgojë sa të dojë njësi ushtarake në Bosnje, por kjo, sipas tij, nuk do t’i ndalojë serbët që të luftojnë për shtetin e ashtuquajtur Republika Sërpska./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 24/04/2023 00:03

    Dodik (min grata) vllau i dytë i Edvin shkjaut shqipfolës !

    Përgjigju
  • Ylli: 23/04/2023 21:20

    Keshtu flet nje qe ka mendje te kthjellet dhe e di se cfare ben per atdheun e tij.Jepjani Albin Kurtit ta lexoje ,te mesoje si jane atdhetaret e vertet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite