Programi im politik është forcimi i autonomisë së Republikës Serbe deri në arritjen e pavarësisë dhe mendoj se ngjarjet në Krime me referendum kanë qenë një shembull i mirë që do të mund të ndiqet, deklaroi presidenti i etnisë serbe në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik. "Disa vende ballkanike janë joreale dhe nuk kanë mundësi mbijetese", theksoi Dodik. "Bosnje-Hercegovina nuk po funksionon fare dhe askush nuk po merr përfitime, as serbët, as myslimanët dhe as kroatët, me përjashtim të një numri të huajsh", u shpreh Dodik në një intervistë për gazetën serbe "Blic". Me Marrëveshjen e Daytonit, në nëntor të 1995-s, që i dha fund luftës, Bosnje-Hercegovina përbëhet prej tre popuj (serbë ortodoksë, kroatë katolikë dhe myslimanë boshnjakë) dhe dy grupe etnike, Republika Srpska (RS) dhe Federata Kroato-Myslimane (BH), secila me strukturën dhe organet institucionale e qeveritare të sajat./ATSH/