Dogana apel qytetarëve e biznesit: Mos shisni dhe mos blini, alkool dhe duhan pa pullë

Dogana apel qytetarëve e biznesit: Mos shisni dhe mos blini, alkool dhe duhan pa pullë

Drejtoria e Doganave Tirane

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka paralajmëruar qytetarët që të mos blejnë mallra të akcizës, pa pulla fiskale. Përmes një njoftimi për mediat, Doganat thonë, se qytetarët duhet të tregojnë kujdes ndaj tregtimit të paligjshëm të produkteve të akcizës, veçanërisht alkooli dhe duhani.

‘Blerja e këtyre produkteve pa pullën fiskale, shkakton dëm të drejtpërdrejtë në të ardhurat e buxhetit të shtetit, në ekonominë e vendit dhe është një rrezik potencial ndaj shëndetit të qytetarëve’.

Nga ana tjetër, Doganat paralajmërojnë edhe bizneset, për shtim të kontrolleve në të gjitha subjektet, për blerjen dhe shitjen e këtyre produkteve pa pullë fiskale, pasi dëmtohet konsumatori, buxheti i shtetit por edhe bizneset e ligjshme.

“Pikat e shitjes dhe konsumatorët në Shqipëri janë të rrezikuar nga kundërvajtës që tregtojnë pije alkoolike dhe produkte duhani të paligjshme ( pa pullë fiskale), madje edhe të falsifikuara. Produktet e pakontrolluara dhe të pamiratuara për tregtim përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve duke nisur nga origjina e tyre e panjohur, si dhe kushtet e prodhimit dhe të magazinimit jashtë standardeve të pranueshme” thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme Administrata Doganore ka identifikuar shumë raste të tregtimit të paligjshëm të produkteve të duhanit dhe alkoolit dhe ka vepruar duke konfiskuar mallrat e dyshuar, si dhe duke penalizuar shitësit.

Në këtë situatë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u bën thirrje tregtarëve të mbrojnë biznesin e tyre nga mashtrimi, duke u siguruar mbi besueshmërinë dhe ligjshmërinë e furnitorëve dhe furnizimeve të tyre. Një verifikim i kujdesshëm i jep mundësinë biznesit të ndershëm të kontribuojë në mbylljen e shtigjeve të përdorura nga rrjetet e organizuara të mashtrimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'TikTok', nikotina dixhitale!' Edhe 13 shtete amerikane ngrenë padi ndaj platformës! Po rrezikon shëndetin mendor të fëmijëve e adoleshentëve

'TikTok', nikotina dixhitale!' Edhe 13 shtete amerikane ngrenë padi ndaj platformës! Po rrezikon shëndetin mendor të fëmijëve e adoleshentëve