Dega e Doganës Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, ka zhvilluar sot një operacion të përbashkët kontrolli në Porto Romano, me fokus parandalimin dhe evidentimin e paligjshmërive në fushën doganore.

Kontrollet janë realizuar mbi bazën e analizës së riskut dhe informacioneve operative, duke u përqendruar në verifikime të detajuara ndaj subjekteve dhe mjeteve të dyshuara që hyjnë në territorin shqiptar.

Siç shihet edhe nga pamjet, agjentët e Doganës dhe ata të Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të imtësishme mbi automjetet e importuara në portin e ri, duke përdorur edhe qen të specializuar për zbulimin e lëndëve të paligjshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se mbeten të angazhuara për forcimin e mëtejshëm të kontrolleve në pikat hyrëse, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt dhe transparent për qarkullimin e mallrave dhe mjeteve.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Mars, 08:12

    Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?